• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA “SHKATËRRON” JETËN E VAJZËS SË PUTIN/ Pas ndarjes nga bashkëshorti, heq dorë nga klinika luksoze
Home
Jetë

LUFTA “SHKATËRRON” JETËN E VAJZËS SË PUTIN/ Pas ndarjes nga bashkëshorti, heq dorë nga klinika luksoze

23 March, 2022 s.autor Jetë

Lufta në Ukrainë ka shkatërruar shpresat e vajzës së madhe të Vladimir Putinit për të hapur një qendër mjekësore elitare për të huajt në Rusi, kjo pasi raportohet se martesa e saj me burrin perëndimor ka dështuar.

Dr Maria Vorontsova 36 vjeç, e lindur kur presidenti rus ishte spiun i KGB-së, është eksperte në sëmundjet e rralla gjenetike te fëmijët. Gazetari investigativ rus që jetoj jashtë Rusisë, Sergey Kanev tha se sanksionet duket se kanë prekur jo vetëm projektet e vajzës, por edhe martesën e saj. Ai zbuloi se ajo prej kohësh ishte angazhuar në mega-projektin për ndërtimin e një qendre mjekësore super moderne pranë Shën Petersburgut. Planet ishin për të tërhequr pacientë nga Evropa dhe sheikë të pasur nga vendet e Gjirit Persik. “Dhe tani, pas sulmit në Ukrainë, çfarë lloj evropianësh dhe sheikësh do të vijnë?”

Redaktori Dobrokhotov, zbuloi edhe lajmin se Maria Vorontsov ishte ndarë nga bashkëshorti i saj biznesmen holandez Jorrit Faassen. Ai nuk ka dhënë detaje të tjera se kur janë ndarë, por besohet se ka qenë pak para fillimit të luftës. Çifti janë edhe prindër, duke e bërë Putinin gjysh. Një herë dhëndri holandez i Putinit deklaroi: “Jam i martuar me një grua ruse dhe kam fëmijë, do ta lë me kaq këtë rrëfim”. Maria përdor mbiemrin e familjes Vorontsova – mbiemrin e gjyshes së saj dhe Faassen, atë të bashkëshortit.

Maria është studiuese kryesore në Qendrën Kombëtare të Kërkimeve Mjekësore për Endokrinologjinë e Ministrisë së Shëndetësisë të Rusisë. Ajo u intervistua vitin e kaluar në kanalin Rossiya 24 mbi përpjekjet ruse për të luftuar sëmundjet e rralla gjenetike te fëmijët, pa u zbuluar

Motra e saj e divorcuar Katerina Tikonova, 35 vjeç, zëvendësdrejtore e Institutit për Kërkime Matematikore të Sistemeve Komplekse në Universitetin Shtetëror të Moskës, është gjithashtu vajza e Putin nga martesa e mëparshme me ish-zonjën e parë të Kremlinit, Lyudmila.

Gjysmë motra e tyre është Luiza Rozova, një trashëgimtare 18-vjeçare e njohur gjithashtu si Elizaveta Krivonogikh, nga një marrëdhënie e mëparshme me pastruesen e kthyer në multimilionere Svetlana Krivonogikh, 45 vjeç.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRIZA E ÇMIMEVE/ Grupi i Partisë Socialiste zbret në terren, do të kontrollojnë sa respektohen masat e marra...
Previous article INTERVISTA/ Kryetari i komanduar i PD Enkelejd Alibeaj zbulon kush do të negociojë me “Foltoren”: Grupi vendimmarrës...

s.autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT