Deputetët e PS do i bashkohen ministrave për kontrollin e situatës së rritjes së çmimeve. Kryetari i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla tha se masat e parashikuara në Paketën e Asistencës Sociale, respektimi i tyre do të kontrollohet në terren nga deputetët e PD.
Ky vendim u mor sot në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, ku mori pjesë edhe Rama. Mbledhja e Ramës me deputetët e tij nisi në orën 11:00, teksa në përfundim të saj priten edhe deklarata për mediat.
Fokus në këtë mbledhje ishte edhe diskutimi me seancën e nesërme plenare ku deputetët të opozitës kanë kërkuar mocion me debat për rritjen e çmimeve. Kjo është mbledhja e parë e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste pas zgjedhjeve të pjesshme lokale, ku socialistët fituan 5 nga 6 bashki, duke humbur vetëm Shkodrën.


