• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PENSIONET PËR EMIGRANTËT SHQIPTARË/ Qeveria greke drejt lehtësimit të kushteve. Çfarë parashikon nisma ligjore
Home
Sociale

PENSIONET PËR EMIGRANTËT SHQIPTARË/ Qeveria greke drejt lehtësimit të kushteve. Çfarë parashikon nisma ligjore

23 March, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Përmes një nisme të re ligjore, qeveria greke synon të lehtësojë kushtet për emigrantët shqiptarë, të cilët jetojnë e punojnë prej thuajse tri dekadash atje, për të përfituar pension.

Drafti, i cili është diskutuar dje në Parlament, parashikon që të ulet pragu për të marrë pension të plotë, nga 40 vite, që është aktualisht, në 30 vite. Por pavarësisht kësaj iniciative, nuk ka ende një hap konkret për unifikimin e viteve të punës për efekt pensioni me palën shqiptare.

NISMA

Drejtuesi i zyrës së Sigurimeve Shoqërore, Panagiotis Tsakloglou, u shpreh se pavarësisht krizës dhe kufizimeve buxhetore, qeveria ka zgjedhur të dëgjojë emigrantët dhe, me këtë projektligj, të plotësojë kërkesat e tyre dhe të korrigjojë një padrejtësi. “Megjithatë, kriteri i vendbanimit rezultoi objektivisht i pamundur për të plotësuar dhënien e masës së plotë të pensionit kombëtar për bashkëqytetarët tanë (emigrantët që kanë marrë shtetësi greke), pasi kufijtë e vendeve të tyre të rezidencës u hapën në vitin 1990, në rastin më të mirë. Me dispozitën e propozuar, e cila është e vlefshme nga data 1 janar e këtij viti dhe për një periudhë kalimtare 10-vjeçare, e cila skadon në vitin 2032, kërkesa është 30, në vend të 40 viteve të qëndrimit, në mënyrë që emigrantët të marrin një pension të plotë kombëtar. Më pas, ky kufi rregullohet gradualisht çdo vit”, theksoi Tsakloglou.

PROPOZIMI

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e emigrantëve kërkuan një pension të plotë kombëtar ku kriteri i viteve të ulej në 20 vite të qëndrimit të ligjshëm në Greqi, dhe jo 30, saç është përcaktuar në projektligj. SYRIZA ka kërkuar pagesën e pensionit kombëtar për emigrantët nga Shqipëria dhe ish-Bashkimit Sovjetik që kanë 15 vite qëndrim të përhershëm dhe dhënien e një pagese të plotë për të moshuarit emigrantë të pasiguruar nga Shqipëria. “Qeveria, pavarësisht premtimeve, me nenin 60 të projektligjit të Ministrisë së Brendshme, parashikon se do të kërkohen 30 vjet qëndrim që emigrantët nga Shqipëria dhe vendet e ishBashkimit Sovjetik të marrin pension të plotë. Kjo është një marrëveshje joadekuate që erdhi shumë vonë. Gjithashtu, qeveria Mitsotakis është përgjegjëse, sepse nuk zbaton për 32 muaj dispozitën e qeverisë SYRIZA të vitit 2019, e cila parashikon kthimin e plotë të kompensimit për të moshuarit emigrantë të pasiguruar nga Shqipëria”, thanë deputetët Mariliza Xenogiannakopoulou dhe Kosdas Zodrias.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ Zbulohet letra e Enverit: Mehmet, e lexova autokritikën tënde, por unë kam biseduar gjatë me ty...
Previous article KOSTO E MADHE PËR USHTRINË E PUTIN/ Viktimat në luftën e Ukrainës kanë tejkaluar ato të pushtimit sovjetik të Afganistanit

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren Aktualitet

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren

TJETËR AKSIDENT NË FIER/ Automjeti "merr para" një person me biçikletë Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË FIER/ Automjeti "merr para" një person me biçikletë

E RËNDË NË VELIPOJË/ I shpërtheu tubi i gazit në mjetin lundrues, 39-vjeçari pëson djegie në trup Aktualitet

E RËNDË NË VELIPOJË/ I shpërtheu tubi i gazit në mjetin lundrues, 39-vjeçari pëson djegie në trup

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT