Një ngjarje tragjike është regjistruar në Itali. Mësohet se një 24-vjeçar i identifikuar si Mario Gjergji nga Lezha ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik.
I ndjeri mësohet se ka qenë duke lëvizur me motor dhe është përplasur me një makinë.
Aksidenti ka ndodhur në Fondovalle, Tanore, teksa përplasja ka qenë fatale dhe i ka marrë menjëherë jetën të riut nga Lezha.
I riu me origjine nga fshati Fishte, Lezhë, jetonte prej shumë vitesh në Itali.


