• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SOT DITA PA MAKINA NË TIRANË/ Ja rrugët ku do të bllokohet qarkullimi nga ora 09:00 deri 15:00
Home
Sociale

SOT DITA PA MAKINA NË TIRANË/ Ja rrugët ku do të bllokohet qarkullimi nga ora 09:00 deri 15:00

22 March, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Sot, 22 mars, qytetarët në Tiranë duhet të lënë makinat dhe të shkojnë në punë në këmbë, për t’i dhënë mundësi, të paktën për një ditë, mjedisit që të ‘shpëtojë’ nga ndotja e gazrave të çliruar, por edhe për të kursyer naftë, në një kohë kur çmimi është rritur si pasojë e luftës në Ukrainë.

Bashkia e Tiranës ka rikthyer nismën “Dita pa Makina”, e cila synon ndërgjegjësimin e qytetarëve që të shmangin të paktën për një ditë përdorimin e automjeteve të tyre, të cilat janë edhe ndotëset kryesore të ajrit. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se është përcaktuar kjo ditë, edhe për faktin se nesër është pushim zyrtar, për shkak të festës së Sulltan Novruzit.

“E di që fëmijët mezi e presin një ditë pa makina, ndaj nesër e martë 22 Mars, si dite pushimi zyrtar, do rikthejmë sërish harenë e ajrin e pastër në Tirane duke iu bashkuar nismës së @AlbGov për qytetet që kursejnë naftë e tym, e lëvizin shëndetshëm”, tha kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.

Për mbarëvajtjen e aktiviteteve që do të organizohen, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa rrugë të qytetit.

Sipas planit, do të kufizohet qarkullimi i automjeteve nga ora 09:00 deri në orën 15:00, në segmentet e mëposhtme:

• Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish- Hotel Dajti”.
• Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.
• Segmenti i rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Kurse qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet, sipas planit të lëvizjes më poshtë:

Për bllokimin e segmentit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish- Hotel Dajti” dhe Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”
• Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet, në rrugët “Lek Dukagjini”, rruga “Ibrahim Rugova”, rruga “Abdyl Frashëri”, “Papa Gjon Pali II”, në Blv “Zhan D’ Ark” dhe Blv “Bajram Curri”
Për bllokimin e segmentit të rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
• Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet, në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtim i detyruar djathtas.

Lidhur me itinerarin e lëvizjes së mjeteve të linjave urbane, do të vazhdojë lëvizjen si më poshtë:
• Të gjitha Linjat që kalojnë në rrugën “Abdi Toptani” të devijojnë në rrugën “Ibrahim Rrugova” me drejtim në Blv “Bajram Curri”.
• Linja “Tirana e Re” do të devijojë te sheshi Willson” dhe te “UFO”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ Libri i suedezit për Shqipërinë: Kur Princ Widi zbriti nga vapori në portin mjeran të Durrësit, iu kujtua aristokracia europiane...
Previous article E AFTË PËR TË BLLOKUAR AJRIN DHE THËRMUAR.../ Ja momenti kur Rusia lëshon mbi Ukrainë një sërë raketash termobarike

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Dëmtoi habitatin e Vjosës me fadromë, arrestohet 44-vjeçari, procedohet një tjetër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Dëmtoi habitatin e Vjosës me fadromë, arrestohet 44-vjeçari, procedohet një tjetër

NDRYSHOJNË RREGULLAT PËR KARTAT E IDENTITETIT/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen Aktualitet

NDRYSHOJNË RREGULLAT PËR KARTAT E IDENTITETIT/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen

SHQIPËRIA VIJON ANGAZHIMIN NË KFOR/ Kingji takon komandantin Ulutaş në përfundim të mandatit Aktualitet

SHQIPËRIA VIJON ANGAZHIMIN NË KFOR/ Kingji takon komandantin Ulutaş në përfundim të mandatit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT