• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRAHJA E KUZHINIERIT INDRIT ÇELA/ Konflikti nisi 5 muaj më parë, shkak u bë një parakalim
Home
Aktualitet
Kronikë

RRAHJA E KUZHINIERIT INDRIT ÇELA/ Konflikti nisi 5 muaj më parë, shkak u bë një parakalim

21 March, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Detaje nga rrahja brutale e kuzhinierit Indrit Çela të shtunën pranë Urës së Gjolës në Bubq. Burime nga policia për gazetarin e Klan News, Besar Bajraktaraj, bëjnë me dije se konflikti midis vëllezërve Ernest e Donald Luka dhe Çelës ka nisur pesë muaj më parë, për parakalimin e makinës. Kunati i kuzhinierit dhe një person tjetër kanë rrahur fillimisht me mjete të forta dy vëllezërit për shkaqe banale të çastit, ndërsa i pranishëm ka qenë edhe Çela. Sipas policisë, në këtë sherr Çela nuk ka qenë person kyç, por kunati i tij.

Ditën e rrahjes brutale të Çelës, vëllezërit Luka kanë pasur informacion se ai do të lëvizte pasi ka shpërndarë një foto që po zbret në Rinas, ndërsa e kanë pritur dhe e kanë rrahur pranë Urës së Gjoles. Mbetet e paqartë pse dy vëllezërit kanë rrahur Çelën pasi ai nuk ka qenë autori kryesor i rrahjes së para pesë muajve.

Ernest Luka ka pranuar autorësinë e ngjarjes pas arrestimit, ndërsa ka qenë i rezervuar për detaje të ngjarjes së ndodhur para disa muajve. Nga ana tjetër, në marrjen e parë në pyetje, kuzhinieri Indrit Çela nuk ka pranuar në mënyrë kategorike të jetë rrahur, por sipas tij kishte pësuar aksident.

Sipas burimeve policore pritet të merret sërish në pyetje, kësaj radhe i përballur edhe me pamjet filmike të rrahjes, për të mësuar versionin e tij.

Pas ngjarjes së ditës së shtunë dhe identifikimit të autorëve të ngjarjes, policia zbarkoi në banesën e dy vëllezërve në Derven për arrestimin e tyre lidhur me rrahjen dhe gjatë kontrolleve hasën në një shtëpi bari të instaluar nga dy vëllezërit dhe babai i tyre. Si rezultat, u arrestua babai i dy vëllezërve, Llesh Luka dhe Ernest Luka, ndërsa Donald Luka nuk është gjetur më banesë dhe është shpallur në kërkim. Paraprakisht, policia ka përjashtuar mundësinë që Çela të ketë lidhje me lëndën narkotike që rritej në banesën e Lukëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Amelia, vajza nga Ukraina që këndoi nga bunkeri i strehimit, rrëqeth në koncertin e bamirësisë në Poloni
Previous article "SERBIA KUKULL NË DUART E KREMLINIT"/ Kurti: Tentakulat e Putin në Ballkan! Vuçiç përpiqet të imitojë Rusinë

s.autor

Postime të ngjashme

ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes Aktualitet

ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes

ZJARRI U AFROHET SHTËPIVE/ Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë, rifillon ndërhyrja nga ajri Aktualitet

ZJARRI U AFROHET SHTËPIVE/ Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë, rifillon ndërhyrja nga ajri

EMRI! Plagoset rëndë pushuesi në Vlorë, u hodh nga shkëmbi në det dhe... Aktualitet

EMRI! Plagoset rëndë pushuesi në Vlorë, u hodh nga shkëmbi në det dhe...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT