• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POLICIA NË AKSION/ Bllokohen 16 makina luksoze në Tiranë. Pezullohen 87 patenta brenda javës (PAMJET)
Home
Aktualitet
Kronikë

POLICIA NË AKSION/ Bllokohen 16 makina luksoze në Tiranë. Pezullohen 87 patenta brenda javës (PAMJET)

21 March, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia ka bërë një bilanc për punën e bërë në një jave për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor. Mësohet se janë bllokuar 16 mjete luksoze, pasi iu mungonte dokumentacioni.

NJOFTIMI I POLICISE
Vijojnë kontrollet e dedikuara nga Policia Rrugore e Tiranës me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.

Gjatë javës që lamë pas, nga shërbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, janë arrestuar dhe proceduar për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor, 24 persona, nga të cilët 15 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 9 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

•Si rezultat i kontrolleve parandaluese, janë goditur 2 raste të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

•Gjatë javës janë pezulluar 87 leje drejtimi, të ndara sipas shkeljeve: 33 për “Drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit”, 39 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 15 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

•Janë tërhequr 12 palë targa të modifikuara, që nuk i përkisnin mjetit ose ishin të çrregjistruara në vendet e origjinës.

•Janë bllokuar 16 mjete luksi, për mungesë dokumentacioni dhe me targa të huaja, të cilat i kanë kaluar për verifikime të mëtejshme Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

Janë vendosur 6323 masa administrative, me një mesatare 903 masa në ditë, konkretisht:

– 91 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike;
– 76 masa për mosrregullim të shpejtësisë/gara shpejtësie;
– 87 për xhama të zinj;
– 307 masa për parakalime të gabuara;

– 1169 masa për përdorim të aparatit të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
– 525 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit (nga këto 187 pasi pasagjerët në mjet, nuk kishin vendosur rripin e sigurimit);
– 68 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
– 52 masa për shkelje të semaforit;
– 69 masa administrative për mungesë siguracioni;
– 3879 për qëndrim/pushim të gabuar të mjetit dhe për shkelje të ndryshme.

Policia Rrugore e Tiranës falënderon përdoruesit e rrugës që kanë zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri.
#👮🏻👮🏻🚔🚨📵❌🥃

VIDEO
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBLODHËN 35 MILIONË DOLLARË PËR UKRAINËN/ Zelensky falenderon dyshen e aktorëve të Hollywood: Të impresionuar...
Previous article ANALIZA E CNN/ Brenda në Rusi, një fushatë kundër gazetarëve dhe jetës nën ‘Z’

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren Aktualitet

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren

TJETËR AKSIDENT NË FIER/ Automjeti "merr para" një person me biçikletë Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË FIER/ Automjeti "merr para" një person me biçikletë

E RËNDË NË VELIPOJË/ I shpërtheu tubi i gazit në mjetin lundrues, 39-vjeçari pëson djegie në trup Aktualitet

E RËNDË NË VELIPOJË/ I shpërtheu tubi i gazit në mjetin lundrues, 39-vjeçari pëson djegie në trup

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT