• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GËRRYENTE SHTRATIN E LUMIT VJOSË/ Arrestohet 25-vjeçari në Fier, shpallet në kërkim bashkëpunëtori (EMRI)
Home
Aktualitet
Kronikë

GËRRYENTE SHTRATIN E LUMIT VJOSË/ Arrestohet 25-vjeçari në Fier, shpallet në kërkim bashkëpunëtori (EMRI)

21 March, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 25-vjeçar është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi u konstatuan duke gërryer dhe marrë inerte me kamionë në shtratin e lumit Vjosa.

Mësohet se Ertion Lamaj po kryente gërmime në vendin e quajtur “Mollaj” ,në shtratin e lumit Vjosa, duke gërryer dhe marrë inerte me kamionë, ndërsa Antuel Agaj është shpallur në kërkim pasi ishte pronari i kamionit që Lamaj po përdorte.

Nga shërbimet e Policisë u sekuestrimi i një fadrome dhe i dy kamionëve që shërbenin për marrjen e inerteve.

Njoftimi i Policisë:

Vihet në pranga 1 shtetas, procedohet penalisht një tjetër për veprat penale “Dëmtim i habitateve në zonat e mbrojtuara mjedisore” dhe “Ushtrim i aktivitetit të paligjshëm tregëtar”.

Sekuestrohen një fadromë dhe dy kamion që shërbenin për të gërryer dhe për të marrë inerte zhavorr në shtratin e lumit Vjosa.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, gjatë kontrolleve të vazhdueshme përgjatë shtratit të lumit Vjosa, falë dhe informacioneve të qytetarëve, në vijim të operacionit policor të koduar “Vjosa e pastër” bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

E. L., 25 vjeç, banues në Adë, Fier.

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit A. A., 46 vjeç, banues në Hekal, Mallakastër.

Shtetasi E. L. është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Mollaj” ,në shtratin e lumit Vjosa, duke gërryer dhe marrë inerte me kamionë, ndërsa shtetasi A. A., pronari i kamionit, u shpall në kërkim.

Nga shërbimet e Policisë u sekuestrimi i një fadromi dhe i dy kamionëve që shërbenin për marrjen e inerteve.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët që të mos tentojnë të kryejnë krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, ndotje të ajrit, ndotje të ujërave apo çdolloj krimi tjetër, pasi do të përballen me forcën e ligjit.

DVP Fier fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË PËLQEN VETËM BENIADA"/ Ish konkurrenti i 'Për’puthen' e thotë troç: Mos më ngatërroni me...
Previous article QYTETI I RRETHUAR/ Deputeti ukrainas: Rusia po tenton të “ngordhë urie” banorët e Mariupol-it

s.autor

Postime të ngjashme

"GJYSHJA KA VDEKUR"/ Nipi telefonoi policinë pas vrasjes makabre në Tiranë. Autori pas krimit shkoi tek kushëriri në Kamzë, ishte dënuar për dhunë në familje Aktualitet

"GJYSHJA KA VDEKUR"/ Nipi telefonoi policinë pas vrasjes makabre në Tiranë. Autori pas krimit shkoi tek kushëriri në Kamzë, ishte dënuar për dhunë në familje

TRONDITET SARANDA/ Vrasje me armë zjarri, kush është viktima (EMRI) Aktualitet

TRONDITET SARANDA/ Vrasje me armë zjarri, kush është viktima (EMRI)

AUTOBUSI PLOT ME MALLRA KONTRABANDË/ Dy të arrestuar në aksin Kakavijë-Gjirokastër, sekuestrohen 22 mijë euro Aktualitet

AUTOBUSI PLOT ME MALLRA KONTRABANDË/ Dy të arrestuar në aksin Kakavijë-Gjirokastër, sekuestrohen 22 mijë euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT