• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FATKEQËSIA TRONDITËSE E NJË FAMILJEJE/ Historia: Vëllai e babai ndërruan jetë, motra është shurdhmemece
Home
Sociale

FATKEQËSIA TRONDITËSE E NJË FAMILJEJE/ Historia: Vëllai e babai ndërruan jetë, motra është shurdhmemece

20 March, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Një tjetër histori motrash vjen në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty”. Irma vjen nga Irlanda, ndërsa Suzana nga Amerika drejt e në studion e programit “E diela shqiptare”  në Tv Klan për të surprizuar nënën e tyre. Vajzat janë nga një familje e madhe me 6 fëmijë, por babai i tyre ka ndërruar jetë vite më parë pas vdekjes së djalit më të vogël nga një lloj goditjeje cerebrale.

Irma: Nëna jonë është si gjithë nënat shqiptare,është martuar në moshë të vogël me babanë tonë, me 6 fëmijë, ishte një familje shumë e lumtur, pavarësisht vuajtjeve, mundimeve që kanë prindërit për të rritur fëmijët. Por vjen një çast dhe fatkeqësitë e zbehin pak lumturinë sepse kemi humbur vëllain më të vogël.

Ardit Gjebrea: Nga se ndodhi?

Irma: Nga aneurizma. Jetonim të gjithë bashkë në Greqi, ai erdhi nga puna dhe duke thënë “koka, koka”, nuk shkoi shumë…

Suzana: As 20 minuta.

Detyra më e rëndë për të njoftuar prindërit e tyre për vdekjen e vëllait i ra Irmës, së cilës iu desh të kthehej në Shqipëri për t’i lajmëruar, një kumt i hidhur që mundi t’ia jepte vetëm pas 4 ditëve. Megjithatë, nëna e tyre, Dituria gjeti forca për të vazhduar rritjen e fëmijëve, ndërsa meraku i saj më i madh është vajza invalide me të cilën jeton, Pema.

Suzana: Pema, kur lindi ishte fëmijë i rregullt dhe në moshën 3-4 muajshe u sëmur me temperaturë shumë të lartë dhe u shtrua në spital për 4 muaj rresht. Atje i bënë shumë gjilpëra në kokë dhe si përfundim, mbeti shurdhmemece dhe nuk shkoi në shkollë, kështu ishin rrethanat asokohe. Ishte shumë e vështirë edhe pse prindërit u munduan jashtë mase. Ishte një ngatërresë që nuk u pranua në shkollë, i dërguan telegram, nuk erdhi kurrë në dorën e prindërve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMET/ Forcat çeçene kthehen në shtëpi pasi humbën qindra luftëtarë në pushtimin e Ukrainës
Previous article NË PRITJE TË ËMBËL/ Nga ndjesitë për djalin, tek nepsi i shtatzënisë, rrëfehet Dojna Mema

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren Aktualitet

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren

TJETËR AKSIDENT NË FIER/ Automjeti "merr para" një person me biçikletë Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË FIER/ Automjeti "merr para" një person me biçikletë

E RËNDË NË VELIPOJË/ I shpërtheu tubi i gazit në mjetin lundrues, 39-vjeçari pëson djegie në trup Aktualitet

E RËNDË NË VELIPOJË/ I shpërtheu tubi i gazit në mjetin lundrues, 39-vjeçari pëson djegie në trup

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT