• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SULMET SHKATËRRUESE RUSE/ Të paktën 10 milionë ukrainas kanë braktisur vendin
Home
Nderkombetare

SULMET SHKATËRRUESE RUSE/ Të paktën 10 milionë ukrainas kanë braktisur vendin

20 March, 2022 s.autor Aktualitet, Botë, Nderkombetare

Dhjetë milionë njerëz, më shumë se një e katërta e popullsisë, kanë lënë shtëpitë e tyre në Ukrainë për shkak të luftës së nisur nga Rusia. Shifrat i ka bërë të ditura ditën e sotme shefi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për refugjatët.

“Ndër përgjegjësitë e atyre që bëjnë luftë, kudo në botë, është vuajtja që u shkaktohet civilëve që detyrohen të ikin nga shtëpitë e tyre”, tha kreu i UNHCR-së, Filippo Grandi.

“Lufta në Ukrainë është aq shkatërruese saqë 10 milionë njerëz janë larguar ose të zhvendosur brenda vendit, ose si refugjatë jashtë vendit”.

UNHCR, agjencia e OKB-së për refugjatët, tha se 3,389,044 ukrainas janë larguar nga vendi që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, kurse 60,352 të tjerë iu bashkuan eksodit që nga përditësimi i së shtunës.

Rreth 90% e atyre që kanë ikur janë gra dhe fëmijë. Burrat ukrainas të moshës 18 deri në 60 vjeç kanë të drejtë për thirrje ushtarake dhe nuk mund të largohen.

UNICEF, agjencia e OKB-së për fëmijët, tha se më shumë se 1.5 milionë fëmijë janë në mesin e atyre që kanë ikur jashtë vendit, duke paralajmëruar se rreziqet me të cilat përballen nga trafikimi dhe shfrytëzimi i qenieve njerëzore janë “reale dhe në rritje”.

Organizata Ndërkombëtare e OKB-së për Migracionin (IOM) tha gjithashtu se që nga e mërkura, 162,000 shtetas të vendeve të treta janë larguar nga Ukraina në shtetet fqinje.

Miliona të tjerë kanë ikur nga shtëpitë e tyre, por mbeten brenda kufijve të Ukrainës. Para konfliktit, Ukraina kishte një popullsi prej 37 milionë banorësh në rajonet nën kontrollin e qeverisë, duke përjashtuar Krimenë e aneksuar nga Rusia dhe rajonet separatiste pro-ruse në lindje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VËLLAI DIPLOMAT "MOLLË SHERRI"/ Si u rindez konflikti mes Adelina Ismajlit dhe Leonora Jakupit
Previous article LUFTA/ OKB: Dhjetë milionë ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre

s.autor

Postime të ngjashme

"GJYSHJA KA VDEKUR"/ Nipi telefonoi policinë pas vrasjes makabre në Tiranë. Autori pas krimit shkoi tek kushëriri në Kamzë, ishte dënuar për dhunë në familje Aktualitet

"GJYSHJA KA VDEKUR"/ Nipi telefonoi policinë pas vrasjes makabre në Tiranë. Autori pas krimit shkoi tek kushëriri në Kamzë, ishte dënuar për dhunë në familje

TRONDITET SARANDA/ Vrasje me armë zjarri, kush është viktima (EMRI) Aktualitet

TRONDITET SARANDA/ Vrasje me armë zjarri, kush është viktima (EMRI)

AUTOBUSI PLOT ME MALLRA KONTRABANDË/ Dy të arrestuar në aksin Kakavijë-Gjirokastër, sekuestrohen 22 mijë euro Aktualitet

AUTOBUSI PLOT ME MALLRA KONTRABANDË/ Dy të arrestuar në aksin Kakavijë-Gjirokastër, sekuestrohen 22 mijë euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT