Jemi sot në ditën e 25 që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë.
Deri më tani nga burimet zyrtare ukrainase janë raportuar qindra civilë të vrarë.
Ndërkohë nga ana tjetër mediat e huaja kanë publikuar përditësimin e fundit nga parlamenti ukrainas që thekson se nga fillimi i konfliktit për shkak të bombardimeve ruse kanë humbur jetën 115 fëmijë dhe janë plagosur rreth 140 të tjerë.
Kujtojmë gjithashtu mëngjesin e sotëm se autoritetet e Ukrainës kanë theksuar që në Mariupol është sulmuar një shkollë arti, brenda së cilës ndodheshin të strehuar 400 civilë. Pas bombardimit të saj. civilët kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.


