Papa Françesku ka vizatuar së fundmi fëmijët ukrainas, refugjatët të luftës, të cilët po trajtohen në një spital pediatrik në Romë, si pasojë e plagëve të marra nga agresioni rus.
Një nga fotot e publikuara nga Vatikani, tregon Papën duke biseduar me një vajzë me kokën e mbështjellë plotësisht me fashë.
Sipas mediave të huaja bëhet me dije se aktualisht 19 fëmijë ukrainas po trajtohen në dy degë të Spitalit Bambino Gesu për kancer, për sëmundje neurologjike ose lëndime të rënda lufte, të shkaktuara nga shpërthimet.
Nga ana tjetër njoftohet se që nga fillimi i luftës janë trajtuar rreth 50 fëmijë.
“Le të lutemi për ta… fëmijët në Bambino Gesu të plagosur nga lufta,” tha Papa Françesku më herët të shtunën teksa iu drejtua një kori fëmijësh.
Kujtojmë se lufta është në ditën e 25 të saj teksa asnjë nga palët duket e është i vendosur dhe skanë bërë asnjë hap prapa


