• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LUFTA/ Gabimet strategjike të Putinit dhe synimet në vazhdim mbi Ukrainën
Home
Nderkombetare

LUFTA/ Gabimet strategjike të Putinit dhe synimet në vazhdim mbi Ukrainën

19 March, 2022 s.autor Aktualitet, Botë, Nderkombetare

Janë të shumtë treguesit se si Ukraina i krijoi telashe të mëdha Presidentit rus Vladimir Putin duke i zbehur shpresat për një fitore të shpejtë.

Rusia ka humbur me qindra tanke, shumë prej të cilave janë djegur ose të braktisur përgjatë rrugëve dhe numri i vdekjeve në radhët e ushtrisë ruse ka gjasa të kalojë atë të fushatave ushtarake të këtij vendi të ndërmarra në vitet e fundit.

Megjithatë, pas më shumë se tre javë luftimesh dhe ndërsa janë zbehur shpresat mbi objektivin fillestar të zotit Putin për një ndryshim me lehtësi të qeverisë në Kiev, ushtria ruse vazhdon të godasë Ukrainën me dorë të fortë. Forcat ruse mund të luftojnë për çfarëdo që presidenti rus mund të planifikojë më pas, qoftë duke përdorur një zgjidhje të negociuar apo shkatërrim brutal, thonë analistët ushtarakë.

Pavarësisht vendosmërisë së popullit të Ukrainës, humbjeve në mesin e forcave ushtrake ruse dhe të gjitha gabimeve strategjike të udhëheqësve të Kremlinit, nuk ka asnjë shenjë se lufta do të përfundojë së shpejti.

Edhe nëse zoti Putin nuk arrin të marrë kontrollin e Ukrainës, ai mund të vazhdojë sulmet e forta ndaj qyteteve e popullatës civile. Presidenti i Ukrainës tha se Rusia po përpiqet t’i nënshtrojë qytetet e Ukrainës duke shkaktuar uri dhe se Vladimir Putini po krijon qëllimisht “një katastrofë humanitare”.

“Instinktet e tij do ta shtyjnë atë që të bëhet edhe më i ashpër, sepse ai është futur brenda një vorbulle… një gabimi të madh strategjik“, thotë Michael Clarke, ish-kreu i Institutit Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara me bazë në Britani, një institut kërkimor për mbrojtjen.

“Nuk mendoj se është në karakterin e tij që të përpiqet të tërhiqet”, thotë ai.

Forcat e Vladimir Putinit po zhvillojnë fushatën më të madhe dhe më komplekse të kombinuar ushtarake të Rusisë që nga marrja e Berlinit në 1945. Objektivi i tij fillestar, të cilin e shpalli në një fjalim televiziv më 24 shkurt kur filloi sulmin ishte të “çmilitarizonte” Ukrainën dhe të shpëtonte popullin e saj nga “neo-nazistët” sikurse tha ai, një përshkrim tërësisht i pavërtetë mbi qeverinë e Kievit, e cila drejtohet nga një president me origjinë hebreje.

Presidenti rus Putin e nënvlerësoi krenarinë kombëtare dhe aftësitë në fushën e betejës që ukrainasit kanë ndërtuar gjatë tetë viteve të fundit në betejën e tyre me separatistët e mbështetur nga Rusia në lindje të vendit.

Në kushtet kur u përballën me një popullatë aspak miqësore për t’i mirëpritur, forcat ruse iu rikthyen taktikave të ofensivave të tyre të kaluara si në Siri dhe Çeçeni, duke hedhur bomba e raketa në qytete e qyteza, si dhe duke detyruar me miliona burra, gra e fëmijë të largohen nga vendi./Voa

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRANSPORTONIN USHTARË DREJT UKRAINËS/ Ndërpritet linja hekurudhore me Bjellorusinë
Previous article "BIDEN, MACRON KU JANË PREMTIMET?" Oficeri ukrainas: Fëmijët tanë po vdesin

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË ITALI/ 25-vjeçari shqiptar vritet me armë zjarri, dyshohet se po grabiste një banesë Aktualitet

E RËNDË NË ITALI/ 25-vjeçari shqiptar vritet me armë zjarri, dyshohet se po grabiste një banesë

"GJYSHJA KA VDEKUR"/ Nipi telefonoi policinë pas vrasjes makabre në Tiranë. Autori pas krimit shkoi tek kushëriri në Kamzë, ishte dënuar për dhunë në familje Aktualitet

"GJYSHJA KA VDEKUR"/ Nipi telefonoi policinë pas vrasjes makabre në Tiranë. Autori pas krimit shkoi tek kushëriri në Kamzë, ishte dënuar për dhunë në familje

TRONDITET SARANDA/ Vrasje me armë zjarri, kush është viktima (EMRI) Aktualitet

TRONDITET SARANDA/ Vrasje me armë zjarri, kush është viktima (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT