Zëvendësministri i Bujqësisë, Dhimitër Kote ka zbuluar në një intervistë se kush do të jenë produketet ushqimore që dop të futen në filtrin e çmimeve, ashtu siç bëhet tashmë dhe me karburantin.
Ai ka treguar se mielli, orizi, vaji dhe sheqeri janë poroduketet ushqimore që do të futen në filtrin e çmimeve, teksa tha se po ashtu në filtër do të futen edhe poduktet për plehërimin e prodhimeve bujqësore.
“Miellin psh, sa do të dalë nga fabrika, sa do të marrë prodhuesi, sa do mbajë për kosto kompania. Kështu për orizin, vajin dhe sheqerin. Këto janë produktet e para. Pastaj janë dapi, nitrati, ureja. Do vendosen çmimet ditore.
Kjo qeveri ka vënë më shumë gur. Duhen më shumë për bujqësinë. Pa diskutim që duhen më shumë. Kjo qeveri mendoj që sa i përket problemit të bujqësisë do të vazhdojnë do të jenë prioritet për t’u mbështetur. Mendoj që jemi në rrugë të drejtë për të orientuar bujqësinë. Në treg nuk konkurrohet me patriotizëm, por me cilësi”, tha ai për “RTSH”.


