• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
ARI, “STREHA” E SIGURT NË KOHË LUFTE/ Shqiptarët po blejnë flori pas pushtimit të Ukrainës
Home
Ekonomi

ARI, “STREHA” E SIGURT NË KOHË LUFTE/ Shqiptarët po blejnë flori pas pushtimit të Ukrainës

19 March, 2022 F.autor Ekonomi

“Vrapojmë pas arit, se nga ari varet gjithçka. Ah ne të mjerët,”- shkruante Goethe tek Fausti për arin që është gjithnjë atraktiv në kohë krizash. Fjali që shëmbëllen fort mirë atë çka pa ndodh jo vetëm me të huajt por edhe me shqiptarët që kanë nisur të investojnë e të blejnë flori që pas pushtimit të Ukrainës.

Ari, që konsiderohet gjithnjë si strehë e sigurt gjatë kohërave të pasigurisë gjeopolitike dhe inflacionit në rritje, me konfliktin që i shtohet presionit ekzistues, po ‘luan’ rolin e tij tradicional për të gjithë qytetarët që janë përfshirë në ethet e panikut. Operatorët e tregut tregojnë për Gazetasi.al se ditët e fundit qytetarët kanë nisur që të blejnë flori, me një trend tipik ‘më pak, më shtrenjtë’, të nxitur nga lufta që po zhvillohet në Ukrainë.

Edhe pse ka qenë një dekadë sfiduese për sektorin e luksit, bizhuteritë nisën të kishin një bum shitjesh që pas pandemisë dhe tregu i tyre vijon të jetë në zhvillim.

“Shumë qytetarë kanë ardhur të blejnë flori së fundmi dhe përgjithësisht kanë blerë bizhu të kushtueshme në vlerë. Pak a shumë thonë të gjithë të njëjtën gjë, që në këto kohë të pasigurta për ekonominë preferojnë të kenë gjendje në shtëpi. Ky është një trend i njohur për të gjithë shitësit që merren me arin e që ndodh përgjithësisht në kohë krizash ose vështirësish të pritshme ekonomike. Njerëzit duken të trembur dhe shumë prej tyre thonë që më mirë një pjesë të kursimeve që kanë, ta shpenzojnë në flori”, tregojnë për Gazetasi.al shitësit nga argjendari “Zerja”. Nga një tjetër argjendari e vogël në Tiranë, shitësi pohon thuajse të njëjtën gjë dhe liston disa prej arsyeve se përse floriri zgjidhet gjithmonë nga njerëzit në kohë të tilla.

“Edhe unë kam vënë re një trend të tillë ku Shqipëria sërish ndjek botën. Njerëzit me të drejtë zgjedhin të investojnë në flori në kohë luftërash, sulmesh kibernetike apo krizash. Ari është një aktiv fizik, i pranueshëm nga të gjithë, thuajse i padëmtueshëm dhe nuk ka rrezik falimentimi prandaj ai historikisht është konsideruar si një ‘save heaven’.

Gjithashtu ai është provuar si një mbrojtës shumë i mirë inflacioni (inflation hedge) në afate të gjata kohore dhe ndryshe nga instrumentet e borxhit apo aksionet është i pavarur nga politikat që mund të kenë qeveritë. Të gjithë këto elementë kanë ndikuar në dyndjen e njerëzve tek ai herë pas herë”, thotë ai për Gazetasi.al.

Në Shqipëri ekzistojnë dy lloje bizhuterish, ato që punohen e prodhohen në vend, si dhe bizhuteri të gatshme që vijnë nga vende si Italia, Greqia apo Turqia. Këto dy kategori shoqërohen me ndryshime çmimesh, duke qenë se importet janë kryesisht nga marka ndërkombëtare, të cilat vijnë me çmime të unifikuara në treg global.

Aktorët e tregut pohojnë se shitjet e floririt do të vijojnë të njohin rritje në ditët në vijim edhe pse shitësit informalë mund të shfrytëzojë pikërisht këtë periudhë për të ndikuar negativisht në punën e tyre.

Argjendaritë e vogla tregojnë se ky treg informal konsiderohet problematik për çështjen e çmimit, pasi, kur çmimi i floririt rritet në bursë, argjendaritë e vogla nuk mund ta reflektojnë këtë rritje çmimi, duke qenë se “tregu i zi” i mban çmimet shumë të ulëta, për shumë arsye. Kështu këta njerëz janë ata që u drejtohen vetë klientëve në rrugë, duke “çrregulluar” skemën që ata i drejtohen argjendarit.

Investimi në ar në tregun global

Kursimtarët e shitjes me pakicë po u bashkohen investitorëve që nxitojnë drejt arit dhe po e çojnë çmimin këtë javë afër nivelit të tij më të lartë të të gjitha kohërave, ndërsa kërkojnë asete strehë të sigurta përballë luftës në Ukrainë. Metali i çmuar këtë javë kapërceu barrierën e 2.000 dollarëve dhe u tregtua me 2.074 dollarë, pak nga rekordi i tij i gushtit 2020 prej 2.085 dollarësh.

Ashtu si mallrat e tjera, çmimi i metalit të çmuar drejtohet nga oferta dhe kërkesa. Por funksionon në një “cikël kërkese pothuajse të kundërt me aksionet”, tha John Moore, menaxher i lartë i investimeve në Breëin Dolphin.

“Ne e kërkojmë atë kur gjërat janë shqetësuese…nëse do të isha shumë optimist për botën, mund të shes arin tim dhe të blej disa aksione.” Edhe përpara se tanket ruse të kalonin kufirin ukrainas, çmimi i arit ishte “i qëndrueshëm”, pavarësisht një dollari të fortë dhe pritshmërive për rritje të normave të interesit. Kjo “më vete ishte e jashtëzakonshme”, tha Michael Widmer, strateg i metaleve në Bank of America.

“Luftërat më vete nuk priren të jenë nxitëse të qëndrueshme të arit, ka një shtytje fillestare më të lartë kur ato godasin”, thotë Moore. Presioni inflacionist në Europë po nxit rritjen, shton ai. Kursimtarët nuk duan të mbajnë para në këtë mjedis, ndërkohë që luhatshmëria e tregjeve po i shtyn ata të investojnë në aksione.

Fondet e tregtuara në bursë të arit (ETF), janë më likuide.ETF-të e arit, duke përsëritur çmimet e shufrave, janë një produkt me “qasje të lehtë” për investitorët që “nuk duan bagazhin e zotërimit fizik të arit”, tha Moore. Ata performojnë në përputhje me shufrat, “megjithëse me një kosto të vogël administrimi dhe pronësie”. Indeksi i minierave të arit FTSE është rritur me 18 për qind që nga fillimi i janarit dhe me 12 për qind që kur Rusia pushtoi Ukrainën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA MIELLI TE SHEQERI/ Ja cilat produkte ushqimore do t’u fiksohet çmimi
Previous article "SPUTNIK E KA QENDREN NË BEOGRAD"/ Kurti: Ballkani i rrezikuar nga zgjerimi i konfliktit të Ukrainës

F.autor

Postime të ngjashme

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës Ekonomi

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero Ekonomi

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero

NUK KA MË PARKIME FALAS/ Bashkia Durrës i bën të gjitha rrugët me pagesë Aktualitet

NUK KA MË PARKIME FALAS/ Bashkia Durrës i bën të gjitha rrugët me pagesë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT