• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SPUTNIK E KA QENDREN NË BEOGRAD”/ Kurti: Ballkani i rrezikuar nga zgjerimi i konfliktit të Ukrainës
Home
Rajon

“SPUTNIK E KA QENDREN NË BEOGRAD”/ Kurti: Ballkani i rrezikuar nga zgjerimi i konfliktit të Ukrainës

19 March, 2022 F.autor Rajon

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se nuk përjashtohet rreziku që konflikti i Ukrainës të zgjerohet edhe në vende të tjera, duke mos përjashtuar as shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Pas takimit me kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer, në një konferencë për media, kryeministri Kurti tha se Kosova ka ndërtuar aleanca të pandashme me Perëndimin, SHBA-në dhe NATO-n.

“Në të kaluarën presidenti rus [Vladimir] Putin na ka përmend njëherë në muaj, tash po na përmend një herë një jave si Kosovë, duke tërheq paralele të paqena me Krimenë në Ukrainë. Pra, ai i cili kundërshtoi ndërhyrjen shpëtimtare të NATO-s në Kosovë, dëshiron ta keqpërdorë rastin e Kosovës për ta ushtruar hegjemoninë e vetë”, theksoi Kurti.

Kurti më tej tha në Ballkanin Përendimor veçse është duke u përballur me një luftë hibride.

“Sputnik” [media shtetërore ruse] e ka qendrën në Beograd, kurse në Nish ndodhet e ashtuquajtura Qendra Humanitare ruse, e cila është e mbushur me plotë agjentë rusë”, deklaroi Kurti.

Nga ana tjetër, duke ju referuar ndonjë rreziku eventual, kancelari i austriak, Karl Nehammer, tha se Kosova si dhe rajoni duhet ta dinë se nuk janë vetëm në rast të ndonjë kërcënimi.

“Është e rëndësishme që Bosnja e Hercegovina edhe Kosova ta dinë se nuk janë vetëm, prandaj nëse ka kërcënime të dihet të reagohet shpejtë, këto nuk janë vetëm fjalë”, tha ai.

Mes tjerash, kancelari Nehammer, tha se me kryeministrin Kurti, ka biseduar për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Bashkim Evropian.

“Është e rëndësishme që të definohen dhe diskutohen problemet dhe të gjendet një zgjidhje. Këtu politika e Austrisë sikurse e Gjermanisë është një katalizator i mirë për të gjetur zgjidhje të përbashkët” tha ai.

Në konferencën e përbashkët me kancelarin austriak, Kurti tha se nuk pret ndonjë incident ditën e 3 prillit kur pritet të zhvillohen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Serbisë.

“Mund të jetë dikush që dëshiron destabilizim, por këtë nuk do ta gjeni te qytetarët apo institucionet e Kosovës. Por edhe nëse largqoftë, do të ketë ndonjë ekses, ne nuk do ta lejojmë të ndodhë”, u shpreh Kurti.

Pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës me 24 shkurt, zyrtarë të shteteve të Ballkanit Perëndimor kanë shprehur dronë se mund të ketë zgjerim të konfliktit edhe në këtë rajon.

Mirëpo, zyrtarë të BE-së dhe të NATO-s, kanë thënë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë duke ritheksuar përkushtimin për siguri në Ballkan dhe Evropë.

Pas pushtimit rus të Ukrainës, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë kanë vendosur sanksione ekonomike dhe politike ndaj Rusisë.

Sanksioneve u janë bashkuar edhe Kosova dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor, përveç Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës./REL/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARI, "STREHA" E SIGURT NË KOHË LUFTE/ Shqiptarët po blejnë flori pas pushtimit të Ukrainës
Previous article PROTESTA/ Policia bëhet gardh tek Ministria e Brendshme, në dispozicion dhe autoboti…

F.autor

Postime të ngjashme

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT