• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIZA E ÇMIMEVE/ Maqedonia e Veriut zgjat deri më 15 prill ndalimin e eksportit për miellin dhe vajin
Home
Rajon

KRIZA E ÇMIMEVE/ Maqedonia e Veriut zgjat deri më 15 prill ndalimin e eksportit për miellin dhe vajin

19 March, 2022 F.autor Rajon

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka zgjatur deri më 15 prill ndalimin e eksportit të drithërave, si miellit, grurit, misrit, elbit, farave të lulediellit, si dhe vajrave të lulediellit.

“Vendimi për zgjatjen e afatit të ndalimit të eksportit është marrë me propozim të Ministrisë së Ekonomisë dhe në konsultim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujit. Ndalesa për eksportin e këtyre produkteve deri më 15 prill bëhet për të parandaluar dëmet e mundshme në tregun vendor”, thuhet në vendimin qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Vendimi është miratuar dy ditë para skadimit të ndalesës prej dhjetë ditëve që ishte miratuar më 11 mars, që po ashtu u mor me “qëllim mbrojtjen e tregut vendor dhe mbrojtjen e qytetarëve në kohë krize”.

Një masë të këtillë autoritetet maqedonase e morën pas të dhënave se sasi të mëdha të grurit ishin eksportuar në Greqi, ndërsa në Kosovë sasi të mëdha të vajit vendor.

Drejtoria e Doganave të Maqedonisë së Veriut, ka bërë të ditur se nga ky vend ishte eksportuar vaj në sasi prej 416 tonësh, rreth 700 tonë misër, 166 tonë miell si dhe drithëra tjerë.

Vendimi ishte nxitur edhe nga Serbia e cila ka ndaluar eksportin e grurit dhe miellit për vendet e rajonit, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, e cila ishte në pritje të importit të rreth 50.000 tonëve grurë dhe miell.

Qeveria maqedonase ka bërë të ditur se ka sasi të mjaftueshme të vajit dhe miellit ndërsa të enjten çmimet për produktet ushqimore bazë, si buka, mielli, sheqeri, orizi e tjerë janë ulur pas heqjes së TVSH-së për këto produkte./ Marrë nga REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHIFRAT/ OKB: Mbi 12 milionë njerëz të bllokuar në zonat e luftimeve në Ukrainë
Previous article SULMET RUSE/ Çfarë ka ndodhur gjatë orëve të fundit në Ukrainë

F.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT