• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NGA SANREMO NË QELINË E BURGUT”/ Mediat italiane i bëjnë jehonë arrestimit të Elsa Lilës, ja çfarë kanë shkruar për artisten shqiptare
Home
Aktualitet
Kronikë

“NGA SANREMO NË QELINË E BURGUT”/ Mediat italiane i bëjnë jehonë arrestimit të Elsa Lilës, ja çfarë kanë shkruar për artisten shqiptare

18 March, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Arrestimi i Elsa Lilës në Itali për trafik droge ishte i bujshëm. Artistja e cila ka vite që nuk është më në skenën shqiptare, njihet në shtetin fqinj për shkak se ka marrë pjesë në Sanremo 20 vite më parë. Mediat italiane i kushtuan artikuj të ndryshëm shqiptares, duke i përmendur të gjithë karrierën e saj të suksesshme, bujën që shkaktoi në vendin tonë vite më parë përmes muzikës dhe sigurisht pjesëmarrjen e saj në “Sanremo”.

Një nga mediat më të mëdha dhe të rëndësishme “La Repubblica” e cilëson Lilën si ‘mrekulli’ të muzikës shqiptare teksa përshkruan edhe pjesëmarrjen e saj në Sanremo. Në shkrim thuhet se dy këngët e saj nuk patën sukses por ndryshe nga ato ‘këngëtarja pati sukses në grupin e drogës’.

“Flokët e mbledhur bisht apo flokët e gjatë me të cilët pak vite më parë ajo zbriste shkallët e Aristonit i kanë lënë vend një kapuçi dhe një shamie për të mbuluar fytyrën ndërsa policia e shoqëron në godinën e Komisariatit.Elsa Lila, fëmija mrekulli e këngës shqiptare, e cila debutoi në festivalin e Sanremos në vitin 2003 dhe më pas u rikthye në të njëjtën skenë katër vite më vonë, u arrestua. Me këngët e saj (Valeria dhe The Meaning of Life) ajo nuk pati shumë sukses. Në vend të kësaj, në organizatën kriminale të kapur dje nga Antimafia, këngëtarja kishte fituar një pozicion të respektueshëm. Ajo kujdesej për paratë dhe mbante llogaritë, librin në të cilin banda regjistronte marrëveshjet e bëra me shitjen e kokainës, hashashit dhe marihuanës. Elsa Lila ishte një lloj “këshilltareje”.”-shkruan mes të tjerash media italiane.

“Il Fatto Quotidiano” përshkruan fillimin e karrierës së artistes në skenën italiane e deri në momentin e arrestimit, teksa e cilëson Elsën e 20 viteve më parë si të turpshme.

”A mund të zbresësh shkallët me taka?” Në vitin 2003, Pippo Baudo prezantoi kështu një Elsa Lila të re dhe të turpshme, një debutuese në Sanremo. Pothuajse 20 vite më vonë, këngëtarja italo-shqiptare u arrestua, në kuadër të një hetimi për trafikun e drogës në kryeqytet ku u përfshinë 9 persona…– nis artikullin media italiane, teksa vijon me detaje nga operacioni.

Në një artikull dedikuar artistes shqiptare, “Corriere della sera” shkruan në titull: “Droga, shëmbëlltyra e Elsa Lilës: nga këngëtare në Sanremo te kontabilistja e grupit të drogës “Diabolikët””

Që në hyrje të shkrimit prestigjiozja italiane përmend fjalët e Elsës që i thoshte anëtarëve të bandës sipas përgjimeve “Duhet të kesh miqësi me dikë nga aparati shtetëror. Kjo është zgjidhja… E di që nuk ke besim, por një lidhje në shtet është e dobishme… si në Shqipëri… sepse të shpëton, çfarëdo qoftë qeveria, duhet ta kesh edhe atje”.

“Nga “këngëtarja më e famshme e shekullit në Shqipëri” në vitin 1999 në dy pjesëmarrje në Sanremo (2003 dhe 2007) deri te arrestimi… Dyzet e një vjeçe, me origjinë nga Tirana, vajzë e dy muzikantëve të njohur, studente në Romë, yll i popit është tashmë në burg…”-shkruhet mes të tjerash në shkrim ku më pas jepen detaje rreth arrestimit dhe përgjimeve.

“Blitz kundër trafikantëve të drogës: U arrestua edhe ish-këngëtarja konkurrente në Sanremo”- shkruan “ilGiornate.it”. Më tej, media italiane e quan të trishtë kalimin e Elsa Lilës nga skena e Sanremos në qelinë e ftohtë të burgut.

“Nga skena e Festivalit të Sanremos në qelinë e ftohtë të një burgu. Kjo është shëmbëlltyra e trishtë e këngëtares shqiptare Elsa Lila e arrestuar dje gjatë një operacioni për të kapur një grup kriminal për trafikun e drogës.”-shkruhet në artikull.

“Fanpage.it” ashtu si mediat e tjera përmend pjesëmarrjen e saj në “Sanremo”.

Me titullin “Të arrestuar për drogë: mes tyre është edhe këngëtarja Elsa Lila, ish-konkurrente në Festivalin e Sanremos”, kjo media ka zgjedhur mos të japë shumë detaje rreth karrierës së këngëtares duke përmendur vetëm konkurrimin e saj në Sanremo.

“Dyzet vjeçararja që përfundoi në burg ka kënduar në Festivalin e Sanremos në vitet 2003 dhe 2007, duke marrë pjesë me këngën “Kuptimi i jetës”.”-shkruhet mes të tjerash. Më tej artikulli vijon me detaje rreth aktivitetit kriminal të grupit ku Lila bënte pjesë.

Ndërkohë, ngjarja e bujshme përveç mediave shqiptare dhe atyre italiane, ka marrë edhe vëmendjen e “BalkanInsight”. “Këngëtarja e njohur shqiptare arrestohet në Itali për shitje droge”-thuhet në titullin kryesor, teksa në brendësi përmendet fakti që ajo është shpallur “Këngëtarja e shekullit” në vendin tonë në 1999.

“Lila ishte një këngëtare shumë e njohur në Shqipëri, që në fëmijëri ka marrë pjesë në emisione të ndryshme televizive. Ajo fitoi dy herë radhazi “Festivalin Kombëtar të Këngës” në Shqipëri. Më vonë ajo emigroi në Itali dhe mori pjesë në konkursin e këngës Sanremo në 2007.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Zelensky bisedë telefonike me Boris Johnson, zbulohet çfarë u diskutua: Jemi të përkushtuar për...
Previous article "MË MUNGON"/ Noyzi bën deklaratën e fortë për Dhurata Dorën, çfarë po ndodh mes tyre

s.autor

Postime të ngjashme

EMRAT/ Plotësohen vakancat në KLGJ, zgjidhet edhe anëtarja e tretë! Aktualitet

EMRAT/ Plotësohen vakancat në KLGJ, zgjidhet edhe anëtarja e tretë!

MBLEDHJA E GJYQTARËVE/ Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ-së Aktualitet

MBLEDHJA E GJYQTARËVE/ Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ-së

OPERACIONI “URA”/ U ekstradua dje nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun Aktualitet

OPERACIONI “URA”/ U ekstradua dje nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT