• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FJALIMI I ZELENSKY NË KONGRESIN AMERIKAN/ Si u pa në sytë e një adoleshenteje ukrainase: Nuk e di nëse do…
Home
Nderkombetare

FJALIMI I ZELENSKY NË KONGRESIN AMERIKAN/ Si u pa në sytë e një adoleshenteje ukrainase: Nuk e di nëse do…

17 March, 2022 F.autor Aktualitet, Botë, Nderkombetare

Ndërsa Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski po bënte thirrje për më shumë ndihmë ushtarake në një fjalim virtual në Kongresin amerikan të mërkurën, një nxënëse ukrainase e shkollës së mesme në Uashington po e ndiqte atë me vëmendje për shenja shprese për vendin e saj. Carolyn Presutti e Zërit të Amerikës e ndoqi fjalimin me një adoleshente 16-vjeçare ukrainase, e cila po studion në një shkollë të mesme amerikane.

Yaryna Kholod po bisedon me nënën e saj, e cila ndodhet 7,800 kilometra larg, në qytetin e Ternopilit, në Ukrainën perëndimore.

Nëna e saj shpesh detyrohet të strehohet në bunkerë për t’u mbrojtur nga bombardimet. Ajo qep mbulesa të posaçme për të kamufluar tanket ukrainase nga forcat ushtarake ruse.

Yaryna do të studiojë për një vit në një shkollë të mesme amerikane.

Ajo po qëndron në shtëpinë e Christine Dulaney. Të mërkurën në mëngjes, ajo dhe Christine, ndoqën fjalimin virtual të Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski para Kongresit amerikan.

“A është e paarsyeshme të kërkosh krijimin e një zone ndalim-fluturimi mbi Ukrainë për të shpëtuar jetë njerëzish?”, pyeti presidenti ukrainas.

Ndërsa Presidenti Biden njoftoi të mërkurën një rritje të ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën, administrata e tij tha se krijimi i një zone ndalim-fluturimi do ta vendoste ushtrinë amerikane në konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë.

“Më duket se ata (amerikanët) kanë shumë frikë të provokojnë Rusinë ashtu siç kanë bërë për shumë vite, që nga sulmi i Rusisë kundër Gjeorgjisë. Nuk duket se ka patur një ndryshim të madh në mentalitetin e tyre, pavarësisht se Rusia ka bërë krime”, thotë nxënësja ukrainase.

Yaryna dhe Christine përloten nga pamjet e skenave të luftës që Presidenti Zelenski ndau me ligjvënësit amerikan, ku shiheshin vrasjet e civilëve në qytetet që ato i njohin. Ato e dinë se lufta do të vazhdojë pavarësisht fjalimit.

“Videoja ka përmbledhur disa momente që janë vërtet dëshpëruese për mua, si ukrainase”, thotë Yaryna.

Christine Dulaney, e cila është me origjinë ukrainase, ka ende kushërinj në Ukrainë, një pjesë janë larguar për në Poloni ndërsa pjesa tjetër po qëndron në Ukrainën perëndimore. Në një video-telefonatë, njëri prej tyre shpjegon se janë kthyer pavarësisht rrezikut për të mbështetur vendin e tyre.

“Ekziston ai shpirti ukrainas për të cilin kisha dëgjuar gjatë gjithë jetës sime dhe tani është e mahnitshme ta shohësh atë në veprim”, thotë ajo.

Kjo po dëshmohet në shumë qytete të Ukrainës. Por e ardhmja është e pasigurt për ukrainasit dhe tani edhe për Yarynën. Viti i saj i studimit në shkollën e mesme në Shtetet e Bashkuara përfundon në qershor. Por çfarë do të bëjë ajo më pas?

“Nuk e di nëse do të jem në gjendje të shkoj në shtëpi”, thotë ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHBA/ U kap me lëndë narkotike në Moskë, ish-Zonja e Parë bën thirrje për lirimin e basketbollistes amerikane
Previous article COVIDI NË SHQIPËRI/ Shifrat: Asnjë humbje jete në 24 orët e fundit, 81 raste të reja

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT