• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBULOHEN DY LABORATORË DROGE NË DURRËS/ Arrestohet 32-vjeçari, nën hetim polici i zonës
Home
Aktualitet
Kronikë

ZBULOHEN DY LABORATORË DROGE NË DURRËS/ Arrestohet 32-vjeçari, nën hetim polici i zonës

17 March, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Dy ambiente që përdoreshin për kultivimin e lëndëve narkotike janë zbuluar këtë të enjte në Durrës.

Policia njofton se në kuadër të procedimit penal të regjistruar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, në muajin shkurt, nga ana e Drejtorisë Rajonale të AMP Durrës, bazuar në informacionet e grumbulluara gjatë hetimit me metoda proaktive, në bashkëpunim me DVP Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Led”.

Gjatë këtij operacioni, në fshatin Hardhishtë të Njësisë Administrative Gjepalaj, Shijak, u ushtrua kontroll në disa banesa të dyshuara, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për kontrollin e disa banesave.

Si rezultat i kontrollit të banesave dhe informacioneve të marra në rrugë operative, u bë e mundur që në një vilë dhe në një ambient (stallë), të gjenden dhe të sekuestrohen në cilësinë e provës materiale:

186 gramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe 360 fara cannabis sativa;
dy armë zjarri tip pushkë dhe 140 fishekë luftarak;
dy aspiratorë, 15 llamba, 15 llamba me reflektor, 13 droslera, 10 reflektorë dhe dy automjete.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K., 32 vjeç, me banim ne Shijak, i cili posedonte këto ambiente.

Gjithashtu, nga Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Durrës, u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, shtetasi A. S., me detyrë Ndihmës Specialist i Policisë së Zonës.

Materialet kalojnë për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET E 6 MARSIT/ Komisioni Rregullator në KQZ miraton rezultatin përfundimtar
Previous article LUFTA/ A duhet që qytetarët t’i rimendojnë planet për udhëtime në Evropë për shkak të luftës në Ukrainë? Flasin ekspertët

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur Aktualitet

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët Aktualitet

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi Aktualitet

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT