• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LUFTA/ A duhet që qytetarët t’i rimendojnë planet për udhëtime në Evropë për shkak të luftës në Ukrainë? Flasin ekspertët
Home
Nderkombetare

LUFTA/ A duhet që qytetarët t’i rimendojnë planet për udhëtime në Evropë për shkak të luftës në Ukrainë? Flasin ekspertët

17 March, 2022 F.autor Aktualitet, Botë, Nderkombetare

Në momentin që shumë kufizime për udhëtimet më në fund u relaksuan në fillim të vitit 2022, Gabriele Antoni rezervoi një udhëtim që donte ta bënte prej shumë kohësh: disa javë në vendin e saj të lindjes, Gjermani, e meë pas 12 ditë në Norvegji me miqtë.

64-vjeçarja banore e Floridës dhe mbajtëse e “green card” amerikane nuk kishte shkuar në Gjermani që kur nëna e saj vdiq në shkurt 2020.

Në atë kohë, asaj i duhej të kthehej papritur në Shtetet e Bashkuara, ku jeton prej dekadash, për të shmangur izolimin për shkak të pandemisë.

Por që atëherë, ajo dëshironte të kthehej në qytetin e saj të vogël të lindjes, Sonthofen, për të vizituar kafenetë që frekuentonte së bashku me nënën e saj të ndjerë dhe të shëtiste vendet ku shkonin bashkë.

Në prag të udhëtimit të saj, 64-vjeçarja po merret me rezervimin e hoteleve dhe biletave të ushëtimit, po bën bashkë miqtë me të cilët do udhëtojë, si shumë të tjerë me plane për të vizituar Evropën, duke mbajtur një sy nga titujt e tmerrshëm që vijnë nga Ukraina që kur u pushtua nga Rusia më 24 shkurt.

“Unë po bëj gjithçka, por ndonjëherë i them vetes, mund të mos jem në gjendje ta bëj sërish këtë udhëtim tha Gabriele Antoni për CNN Travel.

Sipas një sondazhi të fundit të kryer nga MMGY Travel Intelligence, pjesë e firmës së marketingut MMGY Global, lufta në Ukrainë tani ka dy herë më shumë gjasa të ndikojë në planet e udhëtimit të amerikanëve në Evropë sesa pandemia e koronavirusit.

Nga 350 udhëtarët e rritur në SHBA me plane për të vizituar Evropën, të cilët u anketuan, 62% e tyre thanë se pushtimi rus në Ukrainë është një faktor që mund të ndikojë tek planet e udhëtimeve të tyre.

Ndërsa 31% e të anketuarve përmendën shqetësimet e shëndetit dhe sigurisë Covid-19 si arsye që mund të cojë në anulimin e planeve.

47% thanë se janë në një moment “prit dhe shiko” se si do të shkojë situata në Ukrainë përpara se të bëjnë plane për të vizituar Evropën këtë vit.

Të dhënat e kompanive ajrore të fluturimit pasqyrojnë hezitime të ngjashme, shkruan CNN.

Sipas një raporti nga aplikacioni i gjurmimit të fluturimeve Hopper, kërkimet për fluturime vajtje-ardhje në Evropë nga Shtetet e Bashkuara ishin në rritje ndërsa vala e variantit Omicron u qetësua, duke treguar një rikthim të fortë për fluturime.

Por ndërsa lajmet për pushtimin e mundshëm të Ukrainës nga Rusia filluan të bëhen tituj në mes të shkurtit, kjo kërkesë filloi të zvogëlohej.

Sipas të dhënave të Hopper, që nga 12 shkurti, Evropa ka rënë nga 21% në 15% të rezervimeve ndërkombëtare — një rënie e dukshme nga afërsisht 30% e rezervimeve ndërkombëtare në të njëjtin hark kohor që rajoni përbën në një vit para pandemisë si p.sh. si 2019.

‘Ju mund të udhëtoni të sigurt’

Megjithatë, ekspertët e udhëtimeve dhe sigurisë thonë se nuk ka nevojë ende të filloni të anuloni udhëtimet.

Ukraina dhe Rusia aktualisht kanë paralajmërime të nivelit 4 “Mos udhëto” nga Departamenti i Shtetit i SHBA, por departamenti nuk ka nxjerrë këshilla të ngjashme për vendet evropiane që janë prekur nga kriza.

Polonia, e cila po pranon shumicën e refugjatëve ukrainas që ikin nga lufta, është renditur me një këshillim të Nivelit 4, por për shqetësimet mbi Covid-19, jo për konfliktin aktual.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULOHEN DY LABORATORË DROGE NË DURRËS/ Arrestohet 32-vjeçari, nën hetim polici i zonës
Previous article E FUNDIT/ Forcat ruse bombardojnë qytetin e Merefa pranë Kharkiv, 21 të vrarë. Dhjetëra të tjerë të plagosur

F.autor

Postime të ngjashme

KËRCËNON ME HAKMARRJE NDAJ UKRAINËS/ Putin: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë Botë

KËRCËNON ME HAKMARRJE NDAJ UKRAINËS/ Putin: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur Aktualitet

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët Aktualitet

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT