• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REPLIKAT/ Berisha: Ku është ajo ministrja që bën garë me Spiropalin. Ministrja: Koha e Sulltanatit tënd ka mbaruar Sali
Home
Politikë

REPLIKAT/ Berisha: Ku është ajo ministrja që bën garë me Spiropalin. Ministrja: Koha e Sulltanatit tënd ka mbaruar Sali

17 March, 2022 s.autor Politikë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ironizuar nga Kuvendi deklaratat e ministres Edona Bilali në lidhje me figurën e kryeministrit Edi Rama ku e krahason atë me Zeusin.

Berisha tha se ajo bën garë me Spiropalin ndërsa shtoi se këto janë raste të veçanta pasi gratë nuk e kanë në natyrë servilizmin.

“Ka një njeri që i bën tualet ditë e natë Vuçiçit dhe ky është Edi Rama. Edhe kur ai thotë se për vende e rajonit do respektojë kontrata ku mashtron shqiptarët. Kjo miqësi patologjike për interesa anti shqiptare konsolidoi nismën e Ballkanit të Hapur që Europa e denoncoi publikisht. Një ecuri e tillë është jo vend numëro por prapa kthehu. Shqipëria nuk plotëson standard. Merrni reformën në drejtësi ju.

Kjo maxhorancë dëshmon arrogancë të paimagjinueshme ndaj qytetarëve të saj. Një njeri që është përgjegjës për këtë dramë u thotë me krenari shqiptarëve që nuk lëviz asnjë taksë.

U ftoj ju hapen pak të dhënat dhe do gjeni atu që çdo vend i BE ka lëvizur taksa. Kanë hequr ose reduktuar TVSh. Kanë subvencionuar naftën. Nuk i mbledh dot taksat në fusha të tjera dhe ka gjetur naftën për të dënuar shqiptarët. Ka gjetur miellin. Ju interesojnë fasadat. Të ilustroni. Ku është ajo zonja që bën garë me Spiropalin. Kjo Edona Bilali që u thotë shqiptarëve që ky po bëhet Zeus. Gratë nuk e kanë në natyrë servilizmin”, tha Berisha.

Ministrja Elisa Spiropali ka replikuar me ish-kryeministrin Berisha në lidhje me akuzat e ngritura nga ky i fundit për bllokimin e procesit të integrimit, si pasojë e korrupsionit dhe keqqeverisjes socialiste.

Spiropali në fjlën e saj u shpreh me ironi se koha e sultanatit të ish-kryeministrit Berisha ka mbaruar dhe se Perëndimi ka mbyllur portën për Berishën, por jo për shqiptarët.

“Fole për padrejtësi se ka mbaruar koha e drejtësisë tënde Sali. Ka mbaruar koha e sulltanatit tënd Sali.

Ka mbaruar koha e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nxirrje nga hiçi për të mbrojtur ty dhe miqtë e tu. Gjuha të shkoi aty ku të dhemb dhëmbi, largimin e Shqipërisë nga Perëndimi, por sigurisht që Perëndimi të ka larguar ty por jo shqiptarët. Të duket se Perëndimi të ka larguar ty dhe si rrjedhim dhe Perëndimi dhe SHBA-të janë larguar nga Shqipëria. Jo, janë akoma dhe më afër.

Nuk doja ta rëndoja sot se ishte i lumtur pas zgjedhjeve të 6 Marsit. T’ia lëmë këtë lumturi të shkurtër të pakicës së pakicës dhe t’i kthehmi shumicëst’i kthehemi popullit shqiptar dhe paketës së rezistencës sociale që adreson të gjitha problematikat”, tha Spiropali.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUSHTIMI/ Pentagoni nxjerr shifrat: Mbi 7 mijë rusë janë vrarë gjatë luftës në Ukrainë
Previous article PAS LARGIMIT NGA "PËR'PUTHEN"/ Arjani reagon me kode: Mungon sot...

s.autor

Postime të ngjashme

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt' Breaking News

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt'

"KENI DËGJUAR PËR REVOLUCIONIN E FLAMINGOVE?" Rama flet në OKB për protestën në Tiranë: Zemërimi u shndërrua në mobilizim... Breaking News

"KENI DËGJUAR PËR REVOLUCIONIN E FLAMINGOVE?" Rama flet në OKB për protestën në Tiranë: Zemërimi u shndërrua në mobilizim...

NIS FJALIMIN NË ASAMBLENË E OKB-së/ Rama: Jemi një komb që e kemi jetuar të ardhmen që të tjerët... Breaking News

NIS FJALIMIN NË ASAMBLENË E OKB-së/ Rama: Jemi një komb që e kemi jetuar të ardhmen që të tjerët...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT