Një 61-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi në banesën e tij është zbuluar një thesar i tërë në vepra arti. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanËeb” se rreth 4000 objekte një pjesë e mirë e të cilave dyshohet të jenë të trashëgimisë kulturore, janë zbuluar në banesën e shtetasit Artan Koçiu.
Mësohet se Koçiu është arrestuar në vitin 2013 me Gjergji Thmion, në zonën e “Ali Demit”, ku banon dhe ushtron një aktivitet privat.
Arrestimi i tij atë kohë u bë pasi gjatë një kontrolli që Policia ushtroi në një mobilierinë që kishte në pronësi, gjeti dhe sekuestroi 70 objekte materiale druri, pjesë të ikonostaseve dhe objekte të tjera religjioze. Veprat dyshohet të jenë të vjedhura në kishat e rrethit të Korçës dhe në Maqedoni, ashtu si objektet e tjera të sekuestruara.


