• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NË SHËNJESTËR EDHE KAMPI I TRUPAVE SHQIPTARE/ Rusët provokojnë: Si mund të pushtojmë tre shtetet…
Home
Nderkombetare

NË SHËNJESTËR EDHE KAMPI I TRUPAVE SHQIPTARE/ Rusët provokojnë: Si mund të pushtojmë tre shtetet…

16 March, 2022 s.autor Aktualitet, Botë, Nderkombetare

Televizioni shtetëror rus ka transmetuar një diskutim mbi pushtimin e shteteve baltike, ndërsa nga ana tjetër NATO po forcon aleatët e Evropës Lindore me mijëra trupa të tjera.

Një ish-oficer i lartë paraqiti një skenar rrëqethës për ushtrinë e Putinit që të pushtonte vendet e NATO-s Letoninë, Lituaninë dhe Estoninë, si dhe të kapte pjesë të Suedisë neutrale.

Mijëra trupa të NATO-s po stërviten së fundmi pranë kufirit rus dhe po hartohen plane për një prani të madhe të përhershme në Evropën Lindore.

Pasi fituan pavarësinë e tyre kur Bashkimi Sovjetik u shpërbë, të tre shtetet baltike iu bashkuan NATO-s dhe vazhdojnë të kenë frikë se Vladimir Putin ka plane për destabilizimin dhe pushtimin, siç ka bërë në Ukrainë.

Pikërisht një skenar i tillë u përshkrua në kanalin televiziv shtetëror rus Rossiya 1 nga koloneli Igor Korotchenko. Eksperti pro Kremlinit tha: “Kështu mund të duket skenari për pusahtimin e vendeve baltike”.

Duke përdorur harta në anglisht, ai përshkruan me detaje të liga skenarin e pushtimit. Në fillim “u shkaktohet një goditje masive radio-elektronike ruse” pasi “të gjithë radarët e NATO-s verbohen dhe nuk shohin asgjë”, thotë ai.

Duke vizatuar në hartë gjithnjë e më shumë vija të kuqe, ai më pas i drejtohet mënyrës se si Rusia do t’i mposhtë armiqtë e saj.

“Në këtë kohë, në ishullin suedez Gotland, zbarkojnë avionët ushtarakë rusë, duke ofruar sisteme raketore anti-ajrore S-400 dhe sisteme kundër anijeve bregdetare Bastion”, shtoi ai.

“Ata janë vendosur dhe tani për tani askush nuk di apo sheh asgjë. Perëndimi pyet veten: “Pse ne nuk shohim asgjë? Çfarë ndodhi me radarët tanë?” Më pas ai shpjegon se “i gjithë deti Baltik” do të ishte më pas nën shënjestrën e forcave ruse.

Sakaq, pjesë e objektivave të paraqitura nga zyrtari rus në Letoni është edhe baza në “Kamp Adazi” ku ndodhen edhe trupat shqiptare, bashkë me ato të NATO-s.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article THIRRJE RUSISË/ SHBA: Nëse jeni serioz në rrugën diplomatike, ndaloni sulmet ndaj Ukrainës
Previous article LUFTA/ Zelensky mbyll fjalimin me një thirrje drejtuar Biden-it: Bëhuni udhëheqës i paqes

s.autor

Postime të ngjashme

QËNDRUAN NË BULEVARD PAS PROTESTE/ Policia procedon penalisht 9 persona Aktualitet

QËNDRUAN NË BULEVARD PAS PROTESTE/ Policia procedon penalisht 9 persona

BISEDIMET SHBA-IRAN/ Vance flet për “faqe të re” në marrëdhëniet mes dy vendeve Botë

BISEDIMET SHBA-IRAN/ Vance flet për “faqe të re” në marrëdhëniet mes dy vendeve

POLICIA AKSION NË PORTIN E DURRËSIT/ Sekuestrohen 798 steka cigare, kapet 34-vjeçari me armë automatike Aktualitet

POLICIA AKSION NË PORTIN E DURRËSIT/ Sekuestrohen 798 steka cigare, kapet 34-vjeçari me armë automatike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT