Një tjetër punonjës i medias është bërë viktimë e luftës mes Ukrainës dhe Rusisë.
Kujtojmë se Pierre Zakrzewski, operator veteran i Fox News humbi jetën pasi u sulmua të hënën nga rusët, në periferi të Kievit.
Sipas mediave Zakrzewski nuk mundi të shpëtonte, ndërsa kolegu i tij Benjamin Hall mbeti i plagosur pasi automjeti me të cilin po udhëtonin u qëllua me armë zjarri nga rusët në Horenka, rreth 20 km në veri-perëndim të kryeqytetit.
Ndërkohë që nëna e operatorit të vrarë, Maire-Ange Zakrzewska në një intervistë me Irish Independent, tha se djali i saj “gjithmonë ka dashur të ishte një gazetar, fotograf, dhe të shpëtonte botën.”
Mësohet se Zakrzewski ka jetuar në Londër për 15 vitet e fundit me gruan e tij Michelle dhe ka raportuar në të gjitha zonat e konfliktit në botë.


