• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U ARRESTUA PËR TRAFIK DROGE/ Mediat italiane zbulojnë rolin e Elsa Lilës në grupin italo-shqiptar
Home
Breaking News

U ARRESTUA PËR TRAFIK DROGE/ Mediat italiane zbulojnë rolin e Elsa Lilës në grupin italo-shqiptar

16 March, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Këngëtarja e njohur shqiptare Elsa Lila është mes 9 personave të arrestuar ditën e sotme nga policia italiane gjatë goditjes së një grupi të organizuar kriminal që merrej me trafik droge në Itali.

Sipas mediave grupi përbëhej nga shqiptarë dhe italianë. Policia ka finalizuar mëngjesin e sotëm operacionin për arrestimin e 13 personave ku deri më tani në pranga kanë rënë vetëm 9 prej tyre.

Lila, siç bëhet e ditur në media mbante llogaritë e shitjes së drogës nga anëtarët e tjerë të grupit kriminal.

Kush është Elsa Lila

Këngëtarja e njohur ka lindur në Tiranë por prej vitesh është shpërngulur drejt shtetit fqinj Italisë. Babai i saj ishte këngëtar ndërsa nëna e saj violiniste. Kjo bëri që të dy prindërit të ushqenin tek ajo dashurinë për muzikën dhe teatrin.

Elsa kishte treguar talent për mizikë që kur ishte fëmijë në emisionet televizive shtetërore shqiptare. Në vitin 1996 kur ishte vetëm 15-vjeçe Elsa Lila fitoi konkursin kombëtar të këngës shqiptare. Në vitin 1998 ai mori pjesë në konkursin ndërkombëtar të këngës në Bullgari duke rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve. Në të njëjtin vit ajo përfaqësoi Shqipërinë në Lisboa Expo 98, duke mbajtur një koncert.

Në vitin 1999, vetëm 18 vjeç, Lila u zgjodh “Këngëtarja shqiptare e shekullit” nga votimi kombëtar i Radiotelevizionit Shqiptar.

Në vitin 2007 Elsa Lila mori pjesën në konkursin e 57-të të këngës në Sanremo me këngën “Il senso della vita” duke i paraprirë albumit që publikoi atë pranverë.

Akuzat për vjedhje

Në vitin 2018 Elsa Lila u akuzua për vjedhje të të drejtave të autorit nga kompozitori i njohur Genti Lako. Ai e akuzoi se Lila kishte vjedhur  “Buzët më ishin tharë” i kënduar në formën origjinale nga Eranda Libohova.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARALAJMËRIM PËR RUSINË/ Ish-shefi i CIA-s: Mjafton një raketë e lëshuar pa dashje që të…
Previous article TAKIM ME BIZNESIN E VOGËL NË DURRËS/ Rama: Ata që nxisin protestat e dinë se krizën e solli lufta, kjo e bën...

s.autor

Postime të ngjashme

"AI PËR BERLIN, E UNË PËR VLORË"/ Rama ndan momentin e takimit me Kancelarin Merz gjatë samitit në Tivat Breaking News

"AI PËR BERLIN, E UNË PËR VLORË"/ Rama ndan momentin e takimit me Kancelarin Merz gjatë samitit në Tivat

E RËNDË NË TIRANË/ Policit të "Rrugores" i vendoset thika në fyt, arrestohet autori Aktualitet

E RËNDË NË TIRANË/ Policit të "Rrugores" i vendoset thika në fyt, arrestohet autori

DYSHOHET SE I DHA VILË RRYSHFET BALLUKUT/ Në hetim biznesmeni Pandeli Çarapuli! Dyshime edhe për pastrim parash Aktualitet

DYSHOHET SE I DHA VILË RRYSHFET BALLUKUT/ Në hetim biznesmeni Pandeli Çarapuli! Dyshime edhe për pastrim parash

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT