• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRISHTUESE/ Si po ndikon lufta tek shëndeti mendor i fëmijëve në Ukrainë
Home
Nderkombetare

TRISHTUESE/ Si po ndikon lufta tek shëndeti mendor i fëmijëve në Ukrainë

15 March, 2022 s.autor Aktualitet, Botë, Nderkombetare

Dy ditë pasi forcat ruse hynë në Ukrainë , më 26 shkurt, administrata ushtarake e vendit kërkoi që të vendosej një sistem mbështetjeje psikologjike në stacionin e trenit në Lviv për t’u ardhur në ndihmë gjithë grave dhe fëmijëve që po largoheshin nga vendi.

“Java e parë ishte shumë e vështirë,“-thotë Dr Orest Suvalo, psikiatër dhe koordinator i qendrës.

“Kishte njerëz që erdhën nga Kievi dhe Kharkiv, të cilët treguan shenja kritike shqetësimi. Shumë fëmijë, por edhe të rritur, ishin në panik, duke kërkuar strehimore dhe autobusë për në Poloni”.

Punonjësit e shëndetit mendor dhe mjekët në Lviv raportojnë se mijëra fëmijë refugjatë ukrainas të zhvendosur nga lufta po shfaqin simptoma të rënda të traumës.

“Kam parë fëmijë këtu me simptoma katatonike, ku ata ngrijnë dhe nuk reagojnë ndaj ndonjë stimulimi të jashtëm. Shumë prej tyre pushuar së foluri, të tjerët nuk mund të lëvizin duart apo gishtat. Ata thjesht ngrijnë”-thotë Dr Viktor Balandin, psikolog për OJQ-në ukrainase Osonnya.

Që nga fillimi i pushtimit rus, miliona fëmijëve ukrainas u është dashur të braktisin shkollat, lodrat dhe lojërat e tyre. Ata janë detyruar të lënë dhomat e tyre të gjumit për t’u zhvendosur në strehimore. Mjekët e shëndetit mendor në Ukrainë thonë se mungesa e papritur e baballarëve, që janë të detyruar të qëndrojnë në vend pasi qeveria vuri në zbatim ligjin ushtarak që ndalon largimin e burrave të moshës 18-60 vjeç.

“Për fëmijët më të vegjël, deri në dy ose tre vjeç, kushtet e tyre të shëndetit mendor varen nga gjendja e prindërve të tyre, zakonisht nënës”, thotë Balandin.

“Nëse nëna është në një gjendje emocionalisht të qëndrueshme, edhe fëmijët e tyre do të jenë më të qëndrueshëm. Ndërsa, për adoleshentët gjërat janë ndryshe, sepse ata tashmë e kuptojnë se çfarë po ndodh. Në moshën e tyre, adoleshentët natyrshëm përpunojnë, përshtaten dhe pranojnë egon e tyre luftën. Por shumë ndryshime në jetën e tyre do të thotë më shumë vështirësi për t’u përshtatur dhe për ta pranuar.”

Kateryna Sukhorebska, e cila drejton aktivitete artistike për fëmijët e zhvendosur në librarinë e saj në Lviv, thotë se fëmijët po pikturojnë realitetin e luftës: Ata vizatojnë bomba dhe tanke, sepse kjo është ajo që shohin me sytë e tyre. Por ka edhe shpresë në vizatimet e tyre dhe dëshirë për paqe dhe fitore.

Trajtimi i disa prej këtyre çrregullimeve të shëndetit mendor kërkon terapi të menjëhershme dhe të vazhdueshme, por shumë fëmijë ukrainas janë vazhdimisht në lëvizje. Rrjedhimisht është e pamundur! Ata po udhëtojnë distanca të gjata, në këmbë, me tren, makinë dhe autobus. Familjet e tyre janë të detyruara të ndryshojnë vendqëndrime, ditë pas dite. Në pritje të paqes por edhe kurimit!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA NË UKRAINË/ Momenti prekës kur tenistja bjelloruse shpërthen në lot në mes të fushës
Previous article PAMJET TRONDITËSE/ Momenti kur civili ukrainas qëllohet pamëshirshëm nga tanku rus

s.autor

Postime të ngjashme

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit Aktualitet

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT