Kryeministri çek Petr Fiala njoftoi në Twitter se ai dhe homologët e tij, polakë dhe sllovenë ishin rrugës për në Kiev.
Dhe menjëherë lindi pyetja se si tre liderë evropianë do udhëtonin drejt vendit të luftës.
Ekspertët thanë se udhëtimi me helikopter apo aeroplan nuk ishte në listë.
Udhëtimi me makinë nga kufiri polak në Kiev zgjat më shumë se shtatë orë dhe gjithashtu është i rrezikshëm.
Dhe u zbulua se tre liderët, ai polak, slloven dhe çek do udhëtonin në kryeqytetin ukrainas me tren, që në kohë paqeje zgjaste 7 orë.
Petr Fiala tha se kishin informuar kolegët në BE javën e kaluar dhe do udhëtonin si një delegacion zyrtar i Këshillit Evropian.
Por një zyrtar i Bashkimit Europian tha për BBC se vizita nuk kishte “mandat zyrtar” nga Këshilli dhe Brukseli ishte njoftuar për udhëtimin mbrëmjen e së hënës.
BE e pranoi nevojën për të treguar mbështetje të plotë për Ukrainën, por presidenti Charles Michel kishte vënë në dukje “rreziqet e sigurisë” të udhëtimit.


