Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se qytetarët shqiptarë paguajnë një “taksë Covidi”.
Gjatë bisedës me gazetarin Cim Peka, Kryemadhi tha se kjo taksë është 10 mijë lekë (të vjetra) dhe paguhet me faturën e energjisë elektrike.
“Kemi një taksë Covidi që e paguajmë te energjia elektrike. As unë se dija, ma tha mami im. Pagoi faturën, 10 mijë lekë taksa e Covid-it. Do merrem me të të shikoj se çfarë është”, deklaroi Kryemadhi.


