Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin pasditen e sotme se janë zhbllokuar kontratat e firmave shqiptare për eksportin në vendin tonë të grurit dhe drithrave nga Serbia.
Sipas kreut të qeverisë, kjo është meritë e nismës “Ballkani i Hapur”.
“Më vjen shumë mirë që kemi zhbllokuar kontratat e grurit. Gruri i kontraktuar nga firmat drithrat e kontraktura me Serbinë janë zhbllokuar ky është “Ballkani i Hapur” sa për dijeni e për këtë do flasim me detaje herë tjetër”, tha kryeministri në komunikimin me qytetarët në Facebook.
“Që ta mbyllim me një notë pozitive më vjen shumë mirë që gjërat po zhvillohen me shpejtësi për të lëvruar paketën, nafta ka një moment stabilizimi, mund të kërcejë prapë në tregjet ndërkombëtare”, tha ndër të tjera kryeministri.
Më herët, Presidenti serb Aleksandër Vucic në një intervistë për mediat serbe tha se “po punohet për kontratat me Shqipërinë”.


