• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FALSIFIKONIN BILETA TË TRANSPORTIT PUBLIK/ Arrestohet i riu në Tiranë, në kërkim dy të tjerë
Home
Aktualitet
Kronikë

FALSIFIKONIN BILETA TË TRANSPORTIT PUBLIK/ Arrestohet i riu në Tiranë, në kërkim dy të tjerë

11 March, 2022 k.autor Aktualitet, Kronikë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bileta”.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë.

Sekuestrohen bileta transporti të dyshuara të falsifikuara.

Vihet në pranga 1 shtetas, shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët.

 

 

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimit ekonomik dhe financiar, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se tre shtetas falsifikonin dhe hidhnin në treg bileta të transportit publik, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Bileta”, në kuadër të të cilit u në arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– A. Ç., 25 vjeç, banues në Mushqeta, Tiranë, faturino i linjës së autobusëve Tiranë-Krrabë.

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit V. I., 39 vjeç, banues në Baldushk, administratori i linjës së transportit, dhe F. I., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, falsifikonin dhe hidhnin në treg bileta të linjës së transportit publik Tiranë-Krrabë, të cilat nuk prodhoheshin në Shtypshkronjën e Letrave me Vlerë.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A. Ç. iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e konsiderueshme biletash të dyshuara të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, per veprat penale “Falsifikimi i letrave me vlerë”, “Fshehja e të ardhurave”dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUNDËR RRITJES SË ÇMIMIT TË NAFTËS/ Qytetarët në protestë, tentojnë të bllokojnë autostradën Lushnjë-Fier
Previous article SULMET NË UKRAINË/ Zelensky hedh poshtë pretendimet e Rusisë për armët kimike: Çfarë keni përgatitur për ne?

k.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT