Protestave kundër rritjes së çmimeve në vend i është bashkuar edhe qyteti i Durrësit. Qytetarë të shumtë janë mbledhur në rrugët e qytetit dhe kërkojnë miratimin nga maxhoranca të një plani masash që të frenojë rritjen e çmimeve.
Një protestë është aktualisht duke u zhvilluar dhe në Bulevardin e Dëshmorët e Kombit, përballë kryeministrisë, ku kryeqytetasit janë mbledhur në ditën e dytë rresht të tubimit të tyre.
Gjithashtu qytetarë të tjerë kanë bllokuar rrethrrotullimin e Lushnjës dhe Rrugën e Kombit, ku kërkojnë uljen e çmimit të naftës.
Protesta ka pasur dhe në qytetet e Shkodrës dhe Vlorës, duke dëshmuar një unanimitet të qytetarëve në kauzën kundër rritjes së çmimit të naftës dhe mallrave të tjerë të shportës.


