• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PRAPASKENAT/ Si u vulos fati i Ukrainës 30 vjet më parë në Budapest. SHBA i bëri presion që…
Home
Nderkombetare

PRAPASKENAT/ Si u vulos fati i Ukrainës 30 vjet më parë në Budapest. SHBA i bëri presion që…

10 March, 2022 s.autor Aktualitet, Botë, Breaking News, Nderkombetare

E ardhmja e Ukrainës si shtet është në fije të perit. Pushtimi rus s’duhet të kishte ndodhur asnjëherë. Ukraina është bërë viktima e rifillimit të politikës së Luftës së Ftohtë, për shkak të udhëheqjes së paaftë dhe vendimmarrjes së keqe.

Duke bërë përgjegjës NATO-n dhe Rusinë për konfliktin aktual, ne duhet të bëjmë një hap pas, dhe të pyesim nëse mund ta kishim parandaluar këtë katastrofë të tmerrshme humanitare. Ukraina është shndërruar në një fushë-betejë të politikës së superfuqive.

Që kur shpalli pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991, janë fuqitë e mëdha botërore, ato që kanë vendosur mbi fatin e këtij vendi. A mund ta kishim shmangur luftën e sotme? Nuk do ta dimë kurrë me siguri.

Por bazuar në historinë e fuqive bërthamore që nuk përfshihen në një luftë të plotë, mund të supozojmë se gjërat do të kishin qenë sot ndryshe, nëse Ukraina nuk do të kishte hequr dorë nga armët e saj bërthamore.

Ukraina kishte arsenalin e tretë bërthamor më të madh në botë. Por ajo i dorëzoi të gjitha armët e saj bërthamore, si pjesë e Memorandumit të Budapestit të vitit 1994. Por pse Ukraina i dorëzoi armët e saj bërthamore? Këtu ndikoi një vendimmarrje politike dritëshkurtër, dhe gatishmëria për t’u besuar superfuqive.

Ukraina, vendi i dytë më i madh i Bashkimit Sovjetik, votoi në një referendum mbi pavarësinë më 1 dhjetor 1991. 90 për qind e ukrainasve votuan në favor të pavarësisë totale.

Bashkimi Sovjetik ishte një fuqi bërthamore. Një e treta e armëve bërthamore të Bashkimit Sovjetik, prodhoheshin dhe ruheshin në Ukrainë, ose 1700 bomba atomike.

Përveç Ukrainës, edhe Bjellorusia dhe Kazakistani trashëguan armë bërthamore nga Bashkimi Sovjetik. Këto armë shërbejnë si një pengesë për pushtimet e ardhshme dhe konfliktet në shkallë të plotë. Megjithatë, mirëmbajtja e tyre është shumë e kushtueshme.

Në fillimin e viteve 1990, varfëria e pllakosi Ukrainën, Kazakistanin dhe Bjellorusinë, dhe miliona njerëz ishin në pragun e urisë. Paratë mungonin. Dhe ndërsa kostoja e mbajtjes së armëve bërthamore u rrit, Kazakistani dhe Bjellorusia ishin gati t’ia dorëzonin Rusisë teknologjinë e tyre bërthamore.

Rusia mund t’i ndihmonte të dyja vendet pasi kishte teknologjinë dhe burimet financiare. Ndërkohë Ukraina ishte në dilemë. Ukrainasit druheshin se do të humbnin mekanizimin e tyre frenues kundër një sulmi të ardhshëm. Por vetëm disa njerëz në botë e ndanin këtë frikë.

Njëri prej tyre ishte Xhon Mershaimer, politolog dhe profesor i Universitetit të Çikagos. Në vitin 1993, ai parashikoi se Ukraina do të rrezikohej nga një sulm rus, nëse s’do të kishte armët e saj bërthamore. Si për t’i ndërlikuar gjërat më shumë, Rusia njihte mirë të gjitha aspektet e teknologjisë bërthamore të Ukrainës, përfshirë edhe kodet për lëshimin e raketave.

Dhe rusët ishin të vendosur të mos e ndanin këtë informacionin me ukrainasit. Natyrisht, ukrainasit mund t’u kërkonin ndihmë shteteve të tjera bërthamore si Shtetet e Bashkuara, Franca, Kina dhe Britania e Madhe për programin e tyre bërthamor. Por edhe superfuqitë e tjera nuk ishin të gatshme ta ndihmonin Ukrainën.

Madje SHBA-ja shkoi një hap më tej, duke i premtuar Ukrainës ndihmë ekonomike, në këmbim të dorëzimit tek Rusia të armëve të saj bërthamore. Ukraina u josh shumë nga ky propozim. Asaj i duheshin paratë, por kërkonte edhe një garanci të plotë, se Rusia nuk do të pushtonte më.

Cila ishte zgjidhja? Ukraina mori një paketë financiare prej 300 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Rusia ra dakord të heqë dorë nga 2.5 miliardë dollarë borxhe për gazin dhe naftën, duke premtuar gjithashtu edhe furnizimin e ardhshëm me karburant bërthamor për termocentralet ukrainase.

Pra superfuqitë i bënë Ukrainës një ofertë që nuk mund ta refuzonte. Por presidenti ukrainas Leonid Kravçuk, po hezitonte ta nënshkruante atë marrëveshje. Administrata Klinton ushtroi presion shtesë mbi Ukrainën, duke pretenduar se refuzimi për ta nënshkruar marrëveshjen, vinte në rrezik marrëdhëniet SHBA-Ukrainë.

Në Marrëveshjen Trepalëshe të Moskës të janarit 1994, presidenti rus Boris Jelcin ushtroi një presion të mëtejshëm mbi Kravçuk. Ai e siguroi se Rusia nuk do ta pushtonte Ukrainën, dhe rusët ishin të gatshëm të nënshkruanin një marrëveshje, që e premtonte zyrtarisht këtë gjë.

Kravçuk u bind më në fund të nënshkruante paktin. Vendimi i Ukrainës, Kazakistanit dhe Bjellorusisë për të dorëzuar tek Rusia armët e tyre bërthamore, në këmbim të disa garancive nga superfuqitë, u nënshkrua në Budapest më 5 dhjetor 1994. Kjo marrëveshje njihet si Memorandumi i Budapestit mbi Garancitë e Sigurisë.

Tre vendet morën garanci nga Rusia, Britania e Madhe dhe SHBA-ja se do të respektoheshin kufijtë e tyre, se superfuqitë nuk do të ndërhynin ushtarakisht në këto vende, se nuk do të ndikonin në politikën e tyre nëpërmjet presionit ekonomik, dhe nuk do të përdorin armët bërthamore kundër tyre.

Lista e premtimeve, zbuti shumë nga frikërat që kishte Ukraina. Vendet e tjera të rëndësishme bërthamore, si Kina dhe Franca, nuk e nënshkruan memorandumin. Ato nënshkruan dokumente të veçanta, që shprehnin mbështetje për çarmatimin bërthamor.

Sot e dimë se besimi ndaj superfuqive, ishte një vendim dritëshkurtër dhe i gabuar. Si NATO ashtu edhe Rusia, kanë ndërhyrë shumë herë në politikën e brendshme të Ukrainës, dhe sot jemi në një fazë ku janë njerëzit e zakonshëm, ata që po paguajnë koston e marrëzisë sëliderëve të tyre. / History of Yesterday – Bota.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË MBROJTJE TË BASHËS/ Bardhi: Konkluzionet të dalin pas analizës së brendshme! S'është zgjidhje të ikësh...
Previous article PRANON PUBLIKISHT LIDHJEN ME DJALIN E JOZEFINA TOPALLIT/ Cindy Marina: Kemi 1 vit bashkë, çfarë më pëlqeu te Genari

s.autor

Postime të ngjashme

TËRMETI SHKATËRRIMTAR NË KOLUMBI/ 254 viktima, 2,600 të plagosur dhe rreth 200 të zhdukur Botë

TËRMETI SHKATËRRIMTAR NË KOLUMBI/ 254 viktima, 2,600 të plagosur dhe rreth 200 të zhdukur

NDËRROI AVIONIN PAS KËRCËNIMIT TË MUNDSHËM IRANIAN/ Trump konfirmon manovrën: Bëra atë që më tha Shërbimi Sekret Botë

NDËRROI AVIONIN PAS KËRCËNIMIT TË MUNDSHËM IRANIAN/ Trump konfirmon manovrën: Bëra atë që më tha Shërbimi Sekret

E RËNDË/ U aksidentua paraditen e së martës në aksin nacional Delvinë–Sarandë, ndërron jetë 65-vjeçari Aktualitet

E RËNDË/ U aksidentua paraditen e së martës në aksin nacional Delvinë–Sarandë, ndërron jetë 65-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT