• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DITA E 14-TË E SULMIT/ Bombardime dhe sirena. Hapen korridoret humanitare, Polonia ofron avionët
Home
Nderkombetare

DITA E 14-TË E SULMIT/ Bombardime dhe sirena. Hapen korridoret humanitare, Polonia ofron avionët

9 March, 2022 s.autor Aktualitet, Botë, Breaking News, Nderkombetare

Ukraina vijon të përballet me pushtimin e Rusisë, i cili ka hyrë sot në ditën e 14, duke marrë jo pak jetë njerëzish e lënë pas shkatërrime të mëdha, si dhe largime masive nga vendi.

Edhe mëngjesi i kësaj të mërkure në qytetet kryesore të Ukrainës ka qenë i trazuar, mes bombardimeve të shumta nga trupat ruse, sirenave që binin dhe tentativave për të evakuuar qytetarët, të cilët rrezikojnë jetën.

Ndër zhvillimet kyçe të orëve të para të mëngjesit kanë qenë këto:

Ka pasur raportime për sirena në disa qytete ukrainase, përfshirë kryeqytetin Kiev

Evakuimet nga qyteti verilindor Sumi janë kryer me sukses. Guvernatori i qytetit ka thënë se 5,000 persona besohet se janë larguar nga ky qytet në dy fazat e evakuimit

Sumi, qytet afër kufirit me Rusinë, është përballur me bombardime të ashpra në ditët e fundit. Vetëm të hënën, 22 persona kanë vdekur – përfshirë tre fëmijë – si pasojë e sulmeve ajrore ruse, kanë thënë zyrtarët lokalë.

Tentime të ngjashme kanë dështuar në Çernihiv, sepse Rusia ka vazhduar të bombardojë rrugët dalëse, ka pretenduar Ukraina.

Rusia ka bërë të ditur për një tjetër armëpushim, kanë raportuar mediat ruse

Sipas Moskës, korridoret do të jenë të hapura në Kiev, Çernihiv, Sumi, Harkiv dhe Mariupol nga ora 10:00 sipas kohës lokale. Ky është njoftimi i tretë për armëpushime – ndonëse shumica kanë dështuar.

Presidenti Zelenskyy mbajti një fjalim të fuqishëm në Dhomën e Komunave dhe përsëriti thirrjen e tij të dëshpëruar për një zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë;

-Më vonë, gruaja e tij Olena Zelenska ndau një letër emocionuese për situatën në Ukrainë. Ajo tha: “Janë disa dhjetëra fëmijë që nuk e kanë njohur kurrë paqen në jetë”;

-Ushtria e Polonisë që i ofroi avionët e saj Forcave Ajrore të SHBA-së, sipas Pentagonit është “e papranueshme”, mes shqetësimeve për një zonë të ndaluar fluturimi.

-Mbretëria e Bashkuar njoftoi se do të heqë gradualisht importet e naftës ruse deri në fund të vitit 2022;

-Presidenti i SHBA Joe Biden konfirmoi një lëvizje të ngjashme, duke thënë se një ndalim i plotë i importeve të naftës dhe gazit rus do t’i japë një “goditje të fuqishme” Moskës;

-McDonald’s mbyll 850 restorante në Rusi si kundërpërgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës, ndërsa Starbucks dhe Coca-Cola Company ndalojnë operacionet.

Harta më poshtë detajon zonat e Ukrainës nën kontrollin rus:

Dita e 14-të e sulmit/ Bombardime dhe sirena. Hapen korridoret humanitare, Polonia ofron avionët
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS DY DËSHTIMEVE/ Rusia shpall një tjetër armëpushim për civilët që të largohen nga qytetet
Previous article LUFTA/ Rusia pretendon se ka marrë kontroll të plotë mbi termocentralin bërthamor të Zaporizhzhya

s.autor

Postime të ngjashme

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë Aktualitet

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT) Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT)

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion Aktualitet

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT