Sali Berisha e konsideron Vladimir Putin si një tiran të rrezikshëm të të gjitha kohërave. Në fjalën e tij në Parlament, Berisha shprehur rezervat e tij në lidhje me rezolutën ndaj Ukrainës, për të cilën u shpreh se duket sikur është shkruar nga ndonjë vend i Oqeanisë dhe jo nga një vend strategjik, që ndodhet në zemër të BE-së.
“Një tiran i cili, i parë në retrospektive për shkak të arsenalit bërthamor është tirani më i rrezikshëm i të gjitha kohërave, Vladimir Putin.
Sulmi ndaj Ukrainës filloi në 2014 me pushtimin e Krimesë. Personalisht në atë periudhë e kam quajtur të njëjtën me aktin e Hitlerit.
Ky nuk është thjesht një agresion ndaj Ukrainës, por është një agresion ndaj lirisë së botës. Diktatori i Kremlinit, i aftë shpirtërisht të ndërmarrë çdo akt duhet trajtuar vetëm si i tillë.
Jo vetëm që janë shkelur të gjitha kartat ndërkombëtare, por është shkelur ndaj këtij kombi marrëveshja e Budapestit
Ndaj dhe mendoj se rezoluta është një rezolutë, sikur të ishte shkruaj nga një vend i Oqeanisë i qeverisur nga autokrat dhe jo një vend në zemër të Evropës.
Elementi i dytë madhor në tablonë e këtyre zhvillimeve ka qenë qëndresa heroike e ukrainaseve, të ushtrisë së saj dhe presidentit Zelenskuy. Të shumtë ishin ata që parashikonin rënien për disa orë apo brenda një kohë të shkurtër të Kievit, por kjo nuk ndodhi sepse një popull vendosi të qëndrojë për vendin e vet, qyteytarët e këtij vendi u shndërruan në luftëtarë.
Mendoj se rezoluta duhet të shprehë në termat më të qarta këtë dimension të ri të zhvillimit, të qëndresës së Ukrainës dhe Presidentit Zelensky.
Rezoluta është sikur është shkruar nga ndonjë vend të Oqeanisë dhe jo në një nga vendet gjeostrategjike më nevralgjike për ambiciet ekspansioniste të perandorit pa të mbathura që quhet sot terroristi nuklear Vladimir Putin”


