• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROFIL/ Kush është Edison Memolla, i besuari i Partisë Socialiste që fitoi me rezultat rekord në Rrogozhinë
Home
Politikë

PROFIL/ Kush është Edison Memolla, i besuari i Partisë Socialiste që fitoi me rezultat rekord në Rrogozhinë

7 March, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Partia Socialiste zyrtarizoi më 28 janar të këtij emrat e 5 kandidatëve në garën për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen në 6 bashki të vendit, ku për Bashkinë e Rrogozhinës vendosi për emrin e Edison Memollës.

 

Ky i fundit do t’ia shpërblente besimin selisë rozë, pasi nga rezultatet e zgjedhjeve të djeshme rezultoi se, Memolla mori besimin e 5401 qytetarëve të Rrogozhinës, ose 60.3% duke siguruar një fitore bindësi.

Në vend të dytë pasi Memollës u rendit kandidati i Lulzim Bashës, Ferdinand Saraçi me 1959 vota, dhe i treti Hekuran Xhani i ‘Shtëpisë së Lirisë’ së Sali Berishës me 1594 vota. Kjo është e vetmja bashki ku Lulzim Basha e ka mundur Sali Berishën.

Por, fushata e Memollës nuk do të kalonte aq paq, pasi vetëm disa ditë para zgjedhjeve, në media u publikua telefonata e kandidatit socialist, i cili ndërhynte për të mos ia ndërprerë energjinë një banoreje sepse është në muaj zgjedhjesh.

Në një bisedë telefonike dëgjohet një grua që i kujton kandidatit të Partisë Socialiste, Edison Memolla premtimin për mosndërprerjen e energjisë, në këmbim të votës për zgjedhjet e 6 marsit.

Kujtojmë se Memolla ka rënë pre e një sulmi të dhunshëm ndaj tij në 26 prill të vitit të kaluar, një ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit, teksa është dhunuar nga disa persona të paidentifikuar jashtë ambienteve të KZAZ numër 43 në Rrogozhinë.

Duhet thënë se, Memolla me rezultatin e marrë, ka përpara vetes një punë kolosale për të bërë në një bashki, menaxhimi i së cilës në vitet e fundit nuk është se ka shkëlqyer, madje jo pak herë edhe qeveria i ka tërhequr veshin drejtuesve të saj.

Ka qenë ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila vërejti një muaj më parë se “Rrogozhina gjithë ujin e harxhuar ja faturon shtetit”, duke bërë thirrje për rritje të arkëtimeve.

Rrogozhina ka një komunitet çam të konsiderueshëm, i cili në të kaluarën ka qenë vendimtar për fitoren e njërës apo tjetrës palë, megjithatë tanimë topi është në dorën e Edison Memollës për të parë nëse do t’i japë një faqe të re kësaj bashkie të vogël e të varfër në Shqipëri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REZULTATI NË DURRËS/ Sako e PS bindshëm drejt fitores me mbi 58%, PD rënie ja ku renditet kandidati i Berishës
Previous article PS FITON RROGOZHINËN/ Ja si renditen partitë e tjera (REZULTATI)

s.autor

Postime të ngjashme

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar Politikë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

MEGAOPERACIONI I SPAK/ “2 tonë kokainë në javë”, zbardhen komunikimet e Shpëtim Aliut me anëtarët Aktualitet

MEGAOPERACIONI I SPAK/ “2 tonë kokainë në javë”, zbardhen komunikimet e Shpëtim Aliut me anëtarët

EGLANT KOÇI DYSHOHET SE U VRA ME PLUMB NË KOKË/ Ffamiljarët identifikojnë trupin! Dërgohet për ekspertizë në morg Aktualitet

EGLANT KOÇI DYSHOHET SE U VRA ME PLUMB NË KOKË/ Ffamiljarët identifikojnë trupin! Dërgohet për ekspertizë në morg

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT