Janë numëruar kutitë e para të votimit për Bashkinë e Lushnjes, ku kryeson kandidatja e Partisë Socialiste, Eriselda Sefa me 292 vota.
I dyti renditet Elton Bano i “Shtëpisë së Lirisë” me 204 vota, me një diferencë të madhe ndaj Indrit Sefës së Partisë Demokratike, i cili ka marrë 53 vota.
Rezultati në Lushnje:
1. Eriselda Sefa 292 PS
2. Elton Bano 204 Shtëpia e Lirisë
3. Indrit Sefa 53 PD
Ndëkrohë, janë numëruar 6 qendra votimi në Rrogozhinë, ku kryeson Edison Memolla i PS-së, i ndjekur nga Hekuran Xhani i “Shtëpisë së Lirisë” dhe Ferdinand Saraçi i PD.
Rezultati në Rrogozhinë:
1. Edison Memolla 529
2. Hekuran Xhani 197
3. Ferdinand Saraçi 169


