Në Shkodër janë numëruar 8 qendra votimi nga 250 në total. Sipas KQZ, nga rezultatet paraprake në avantazh është kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, Bardh Spahia, i ndjkur nga Majlinda Angoni e PS dhe ne vendin e tretë kandidati i PD, Xhemal Bushati.
Deri tani kandidati i PS, Majlinda Angoni ka marrë 568 vota.
Bardh Spahia i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” ka marrë 582 vota.
Kandidati i Partise Demokratike, Xhemal Bushati 229 vota.


