• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
6 MARSI/ Basha kërkon votën për Hotin në Durrës: E diela do të jetë një reflektim i thellë
Home
Politikë

6 MARSI/ Basha kërkon votën për Hotin në Durrës: E diela do të jetë një reflektim i thellë

4 March, 2022 s.autor Politikë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte mbrëmjen e sotme në Durrës, në takimin përmbyllës të fushatës së kandidatit Luan Hoti, teksa na ndajnë vetëm dy ditë nga zgjedhjet.

Përpara mbështetësve, Basha u bëri thirrje durrsakëve që të dielën zemërimin dhe heshtjen e tyre ta përkthejnë në votë, duke ia besuar Luan Hotit drejtimin e qytetit.

Sipas Bashës, Hoti do t’a kthejë Durrësin, qytetarëve. Kryedemokrati theksoi po ashtu se zgjedhjet e së dielës do të jenë një reflektim i thellë. Basha u zotua për t’i dhënë më shumë mundësi të rinjve në Partinë Demokratike.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës në Durrës:

Ja tek ju gjej me sytë e mbushur me dritë dhe shpresë. Këtë shesh në këtë kohë kaq të vështirë e gjej me shpresën e rinisë, e cila ëhtë derhdut pasivisht në krah të një njeriu, të një familjari, të atij që vjen para jush dhe me ju,do të lufotjë për tja kthyer Durrësin, durrësakëve.

Mbështetja juaj nuk ka munguar. E kam ndjerë kudo që Durrësi është gati. Ky shesh, ka një histori mijëravjecare. Këtu ku jemi sonte, kanë buçitur dhe këtu rreth e qark zërat stërgjyshërorë të ilirëve, paraardhësve tanë. Po kështu na e kanë ulur kokën me betonin që është derdhur, që mundohet të zhvasë qindarkat e fundit.

Këto sheshe kanë buçitur shpesh nga armët, nga topat e apokatorëve dhe e kanë parë gjithmonë Durrësin si portën hyrëse për të pushtuar qytetet tona. Ky Durrës ka bucitur edhe nga rezistenca dhe qëndresa. Ka citur Durrësi dhe bucet me historinë e tij.

Durrësi bucet me heshtjen e mosmiratimit sa herë që një qeveri shkel mbi premtimin e dhënë. E njohim zemërimin e heshtur të durrsakëve sa herë që nuk e kemi mbajtur fjalën.

Ju them se bashkë me Luanin kemi dëgjuar problemet tuaja. Ndaj e di se edhe ur ju kemi dëgjuar të përshpërisni apo edhe atëherë kur keni folur me heshtjen tuaj. Ju ftoj këtë të dielë derdheni heshtjen tuaj në kutitë e votimit.

Jam këtu për tu zotëruar mbi këtë truall, padyshim gjurmët krenare të origjinës tonë, të asaj që na bën qytetar, evropian, të cevilizuar, të asaj që na mban trima dhe guximtarë përballë çdo pushtimi. Ju them derdheni heshtjen tuaj legjendare, zemërimin tuaj në vota për Luan Hotin sepse do të punojë për Durrësin.

Ju zotohem se si në çdo kapërcyell gjeneratash besimin tuaj të dielën do ta kthejmë në një reflektim edhe më të thellë. Që këta të rinj të mos i lëmë më thjeshtë të flasim në mitingje, apo duartrokitës, por ti vënë në ballë të përpjekjes së PD që ka lindur e re dhe do të bëhet edhe më e re. Ta shpërfillni me pjesëmarrje masive në kutitë e votimit dhe ta jepni votën aty ku e dini që ju shërben.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Mijëra njerëz bllokohen në zonën pranë termocentralit bërthamor, Rusia dhe Ukraina akuza të ashpra në OKB
Previous article PARALAJMËRIM PËR RUSINË/ Ministrat e Jashtëm të G7: Ndaloni menjëherë sulmet, do ketë...

s.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’ Breaking News

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit Politikë

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT