• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MOT I KEQ/ Vështirësohet qarkullimi në bypass-in e rrugës së Arbrit, polica thirrje shoferëve
Home
Aktualitet
Kronikë

MOT I KEQ/ Vështirësohet qarkullimi në bypass-in e rrugës së Arbrit, polica thirrje shoferëve

4 March, 2022 k.autor Aktualitet, Kronikë

Moti i keq që ka përfshirë vendin tonë në orët e fundit ka sjellë një sërë problematikash në qarkullimin e automjeteve sidomos në bypass-in e rrugës së Arbrit dhe në Qafë Murrizë.

Policia e Shtetit përmes një njoftimi për mediat bën me dije se për shkak të shtimit të fluksit të lëvizjes së qytetarëve gjatë fundjavës ka shtuar masat e sigurisë dhe bën apel drejtuesve të automjeteve që të jenë të kujdesshëm.

“Për shkak të kushteve të motit me reshje shiu dhe dëbore, në disa akse dhe segmente rrugore janë krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve, kryesisht në bypass-in e rrugës së Arbrit dhe në Qafë Murrizë është vështirësuar qarkullimi i automjeteve.

Policia e Shtetit, nisur dhe nga fakti që në fundjavë ka lëvizje të shtuara drejt zonave turistike dhe atyre bregdetare, si dhe për shkak të motit të keq në disa zona, ka marrë një sërë masash emergjente, duke rritur prezencën e shërbimeve me uniformë, në të gjitha rrugët e vendit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, si dhe për t’u ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës, në rast nevoje, për shkak të motit të keq.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të rrisin kujdesin gjatë kalimit në të gjitha akset rrugore, pasi ka prezencë të ujit dhe të dëborës, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos qarkullojnë me shpejtësi, të mos kryejnë parakalime dhe të mos drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo më keq akoma në gjendje të dehur.

Në zonat malore drejtuesit e mjeteve të përdorin gomat dimërore dhe në çdo rast të kenë me vete pajisjet antirrëshqitëse.

Për çdo nevojë dhe problematikë telefononi në 112 ose dërgoni mesazhe në Komisariatin Dixhital, ju garantojmë ndihmë të menjëhershme nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore’, thuhet në njoftimin e policisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKZEKUTIMI I BEHAR SOFISË/ SPAK zgjat sërish hetimet. Ja MISTERI
Previous article VESHJA MË "IN" E MOMENTIT/ Palltoja, tendenca e përjetshme që rikthehet çdo pranverë

k.autor

Postime të ngjashme

"MË TËRHOQI ZVARRË NË MAKINË..."/ Flet ish-partnerja e Nertil Buzit pas tragjedisë me 3 të vrarë në Roskovec Aktualitet

"MË TËRHOQI ZVARRË NË MAKINË..."/ Flet ish-partnerja e Nertil Buzit pas tragjedisë me 3 të vrarë në Roskovec

AKSIDENT ZINXHIR NË AKSIN RRUGOR FIER-LEVAN/ Përplasen tre automjete Aktualitet

AKSIDENT ZINXHIR NË AKSIN RRUGOR FIER-LEVAN/ Përplasen tre automjete

E RËNDË NË POGRADEC/ Ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti Aktualitet

E RËNDË NË POGRADEC/ Ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT