• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I BEHAR SOFISË/ SPAK zgjat sërish hetimet. Ja MISTERI
Home
Aktualitet
Kronikë

EKZEKUTIMI I BEHAR SOFISË/ SPAK zgjat sërish hetimet. Ja MISTERI

4 March, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Edhe pse Policia dhe Prokuroria prej shumë kohësh pretendojnë se e kanë zbardhur dhe dokumentuar plotësisht ekzekutimin mafioz të biznesmenit të njohur Behar Sofia, SPAK kërkon edhe tre muaj kohë për ta plotësuar dosjen. Me sa duket, hetimet nuk kanë mundur të hedhin dritë mbi faktin se kujt iu desh “koka” e biznesmenit.

Ndonëse dosja duket se e ka të plotësuar numrin e personave që kanë marrë pjesë në aktin e vrasjes dhe të sigurimit të mjeteve për ta kryer këtë vrasje, që rezultoi të ishte e paguar, Prokuroria ende nuk është e bindur për gjetjen e të gjitha fakteve dhe provave që të çojnë te shkaqet kryesore të atij ekzekutimi që tronditi Tiranën në mes të ditës dhe në mes të pandemisë, ku çdo pëllëmbë e qytetit ishte nën mbikëqyrjen e Policisë, ndonëse autori i vrasjes iu iku afër me një biçikletë përmes bulevardit.

SHTYRJA

Hetimi për dosjen penale që bën fjalë për vrasjen e biznesmenit Behar Sofia, i ekzekutuar në 25 shkurt 2021, në qendër të Tiranës, kërkon kohë shtesë. Vendimi mësohet të jetë marrë nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), e cila e ka parë të nevojshme zgjatjen e afateve të hetimit edhe me 3 muaj të tjerë, për shkak të pritjes së disa përgjigjeve që janë të dobishme për këtë proces hetimor. Zgjatja e hetimit vjen në një kohë kur ngjarja e vrasjes së Behar Sofisë ka mbushur më shumë se 1 vit. Ndërsa 5 autorët e dyshuar të këtij krimi të rëndë shumë shpejt do të përballen me akuzat e ngritura nga Prokuroria. Jemin Sheraj, deri në këtë fazë të hetimit, thuhet të jetë njeriu që ka porositur vrasjen e Behar Sofisë, ndërsa hetimi ende nuk ka mundur të gjejë prova se kush është personi që ka financuar këtë vrasje.

Në dosje është i fiksuar fakti se kamerat e sigurisë tregojnë se gati dhjetë minuta pas takimit, rreth orës 08:38, Jemin Sheraj duket se i jep diçka të arrestuarit Skënder Vathi, i prezantuar si “Dajo”, që sipas përshkrimit të hetuesve, në dukje është një letër. Sheraj më pas largohet nga lokali, ndërsa Skënderi vijon të qëndrojë në ambientet e brendshme edhe disa minuta më pas. Nga të dhënat e deritanishme, prokuroria posedon kamerat e sigurisë dhe dëshminë e bashkëpunëtorit, Ernejt Shytit, që pranon se fotografinë e viktimës ia dha shoku i fëmijërisë, Xhuljano Visha. Ky i fundit ishte kontaktuar nga i afërmi i Vathit, Leonard Xhixha, një ish-i dënuar për vrasje me porosi të mbetur në tentativë dhe që, së bashku me tre të tjerët, mbahet në paraburgim për vrasjen me paramendim të biznesmenit Behar Sofia, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit kriminal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ 32 vjeçari tentoi të korruptonte efektivin, por...
Previous article MOT I KEQ/ Vështirësohet qarkullimi në bypass-in e rrugës së Arbrit, polica thirrje shoferëve

s.autor

Postime të ngjashme

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL! Aktualitet

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!

HUMBI JETËN NË OPERACIONIN POLICOR/ Përcillet sot në banesën e fundit “Dëshmori i Atdheut”, Enea Mekolli Aktualitet

HUMBI JETËN NË OPERACIONIN POLICOR/ Përcillet sot në banesën e fundit “Dëshmori i Atdheut”, Enea Mekolli

AKSIDENT TRAGJIK NË DELVINË/ Një i vdekur dhe tre të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË DELVINË/ Një i vdekur dhe tre të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT