• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FRIKA NGA SANKSIONET/ Zbulohet vendi ku oligarkët rusë po “FSHEHIN” jahtet superluksozë të tyre
Home
Nderkombetare

FRIKA NGA SANKSIONET/ Zbulohet vendi ku oligarkët rusë po “FSHEHIN” jahtet superluksozë të tyre

3 March, 2022 F.autor Aktualitet, Botë, Nderkombetare

Të paktën pesë superjahte në pronësi të miliarderëve rusë u ankoruan ose u gjurmuan të lundronin në Maldive të mërkurën, një vend ishullor në Oqeanin Indian që nuk ka një traktat ekstradimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lokalizimi i jahteve ruse u bë nga të dhënat e gjurmimit të anijeve.

Mbërritja e anijeve në arqipelagun pranë brigjeve të Sri Lankës, vjen fill pas vendosjes së sanksioneve të ashpra perëndimore ndaj Rusisë, që erdhi si hakmarrje për pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Të mërkurën, Forbes raportoi se Gjermania kishte sekuestruar mega jahtin e miliarderit rus Alisher Usmanov në një kantier detar në Hamburg.

Usmanov ishte në listën e miliarderëve që do të përballeshin me sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian të hënën.

Raporti i Forbes, i bazuar në tre burime nga industrinë e jahteve, tha se mjeti lundrues i Usmanov kap një vlerë prej 600 milionë dollarë.

Më parë, superjahti Clio, në pronësi të Oleg Deripaska, themeluesit të gjigantit të aluminit Rusal, i cili u sanksionua nga Shtetet e Bashkuara në 2018, u ankorua në kryeqytetin E Maldiveve, Male, të mërkurën, sipas bazës së të dhënave të transportit MarineTraffic.

“Titan”, në pronësi të Alexander Abramov, një bashkëthemelues i prodhuesit të çelikut Evraz, mbërriti aty më 28 shkurt.

Tre jahte të tjera në pronësi të miliarderëve të tjerë rusë u panë duke lundruar në ujërat e Maldiveve të mërkurën. Ato përfshijnë dhe jahtin “Nirvana” 88 metra, në pronësi të njeriut më të pasur të Rusisë, Vladimir Potanin.

Shumica e anijeve u panë të ankoruara për herë të fundit në portet e Lindjes së Mesme në fillim të vitit, por që u zhvendosën prej aty drejt Maldiveve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Hiqet statuja prej dylli e Putinit nga muzeu i famshëm në Paris
Previous article PORTRETET/ Kush janë 8 BESNIKET e Vladimir Putin që po drejtojnë luftën

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË FIER/ Makina përplaset me barrierat mbrojtëse, shoferi... Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË FIER/ Makina përplaset me barrierat mbrojtëse, shoferi...

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg... Aktualitet

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg...

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë Botë

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT