Shqipëria i është bashkuar 37 vendeve të tjera për të referuar krimet e Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale mnë Hagë.
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka në një postim në rrjetet sociale, shkruan se Rusia duhet të hetohet për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid në Ukrainë.
“Shqipëria 🇦🇱 bashkon forcat me 37 aleatë dhe partnerë për të referuar situatën në #Ukrainë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale. #Rusia duhet të hetohet për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid në #Ukrainë. Bota nuk do ta pranojë kurrë agresionin”, shkruan Xhaçka.


