Sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës po bëhen gjithnjë e më shumë të pamëshirshme, teksa numërohen 644 të vdekur në ditën e gjashtë të luftës.
Dhimbjet më të mëdha vijnë nga humbje e jetëve te fënmijëve sic ishte ajo e Alisa Hlans.
Ajo ishte një nga gjashtë personat që vdiqën kur kopshti i saj u godit në ditën e dytë të pushtimit rus të premten në qytetin e vogël Okhtyrka. Edhe tre muaj mbushte 8 vjeçe!
Mbrëmë u raportua se Polina, vajza e vogël ukrainese kishte humbur jetën tragjikisht.
Polina ishte një vajzë e vogël e lumtur dhe e buzëqeshur, e cila po ndiqte shkollën në Kiev, kur plumbat ranë mbi të, duke i shuar përgjithmonë buzëqeshjen. Sipas autoriteteve lokale në Kiev, ajo dhe prindërit e saj u qëlluan dhe u vranë në rrugë.
Sot, është gjetur dhe trupi i pajetë i një futbollisti për shkak të bombardimeve.
Dimitro Martinenko ishte një futbollist 25-vjeçar i cili së bashku me nënën e tij, nuk mundën t’i shpëtonin bombardimeve që erdhën nga Rusia drejt Ukrainës.
Ai luante si mesfushor në ligën e dytë të futbollit amator në rajonin e Kievit dhe ishte cilësuar si lojtari më i mirë.
Një humbje e madhe ishte edhe koloneli ukrainas, Oleksandr Oksanchenko që vdiq përgjatë një beteje ajrore me forcat ruse.
Mediat ukrainase kanë raportuar se Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i dha Oksanchenkos pas vdekjes titullin “Hero i Ukrainës”.
Ai, sipas mediave atje, u konsiderua si “një nga pilotët luftarak më të mirë në botë”.
AlpeNews.al






