Policia blindon Fierin, duke kontrolluar një pjesë të mirë të automjeteve.
Kontroll fizik i drejtuesve, verifikime të imtësishme të dokumentacionit e skanime të makinave, janë dukë u kryer nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë, ato të antidrogës, rrugores e forcave shqiponja, në hyrje e dalje të qytetit të Fierit.
Pamjet e siguruara tregojnë qartë një numër të madh uniformash blu, ndërsa bëhet me dije se janë ngritur disa postblloqe të tillë.
Synimi kryesor mbetet ndalimi i personave të shpallur në kërkim e të përfshirë në ngjarje kriminale, ata që mund të lëvizin të armatosur e transportojnë kanabis.
Ndryshe nga herët e tjera, kur më së shumti objekt kontrolli ishin automjetet luksoze, këtë të shtunë janë ndaluar pjesa më e madhe e automjeteve.
Kontrollet do të vazhdojnë përgjatë gjithë mbrëmjes.


