• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MOS I RE NGA RRUGA TJETËR…”/ Rama batuta me Bushatin në Peshkopi: Më tha njëri çfarë na bëre, na vjen Saliu…
Home
Politikë

“MOS I RE NGA RRUGA TJETËR…”/ Rama batuta me Bushatin në Peshkopi: Më tha njëri çfarë na bëre, na vjen Saliu…

26 February, 2022 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama është takuar me të rinjtë në Dibër, teksa në takim ka ardhur dhe Ditmir Bushati, me të cilin ka bërë disa batuta.

Rama kërkoi angazhimin e të rinjve në politikë për të pasur më shumë fuqi në vendimmarrje.

Ai tha se Bushati po drejton punën për organizmin e gjithë rrjetit të akademisë socialiste.

“Ajo që unë do t’ju thosha është që ju duhet të organizoheni së bashku jo për të tjerët, jo për thjesht zgjedhjet, jo për thjesht fushatën e të tjerëve, por për veten e tyre, interesin e tyre, për të pasur më shumë fuqi në vendimmarrje dhe kjo është reale. Nuk është diçka si ato propagandat që dëgjohen rinia, rinia. Kjo është reale dhe kjo varet nga mënyra se si organizoheni si i nxirrni në pah vlerën tuaj, dobinë tuaj për këtë komunitet politik.

Ditmiri po drejton punën për organizmin e gjithë rrjetit të akademisë socialiste. Është në vazhdën e takimeve që po bëjmë. Këtu jemi dhe për një gjë konkrete, për të votuar Rrahimin në datën 6 që të jemi të qartë.

Ti mos i re nga rruga tjetër dhe nuk e ke marrë vesh që është bërë Rruga e Arbrit që vonove? Nga rruga e vjetër në darkë kishe ardhur.

Më tha njëri çfarë na bërë me këtë rrugën, na vjen Saliu tre herë në ditë. Ne nuk e kemi këtë shqetësim se këtu kështu janë ndarë punët. Brava për të mbyllur, vareja për të prishur, ne për të hapur dyert”, tha Rama.

Ai u shpreh më tej se rasti i Rahimit është rast tipik se si politika mund të bëjë mirë. “Një njeri që i kishte të gjitha punët e veta në rregull në kuptimin e mirë të fjalës. Ishte në Tiranë, punonte në bankë, e morëm ne në qafë, i thamë lëri të gjitha këto dhe hajde të punojmë për Dibrën. Në fakt është një mundësi shumë e mirë. Vjen një njeri i cili nuk ka absolutisht asnjë interes tjetër përveç komunitetit dhe të lërë emrin e tij të mirë në këtë qytet.

Dy kanë këta që merren me politikë, o të vjedhin, o për të lënë emër. Ka dhe ndonjë që edhe vjedh dhe emër dhe bëhet gaz i botës deri sa i thotë Amerika ik se na lodhe.

E thashë me shaka se e morëm në qafë Rahimin, sepse faktikisht ishte pozitiv në shprehjen e gatishmërisë. Një gjë më tha mua kur folëm përpara se të thoshte Po-në përfundimtare, ku fliste dibran me dibran me Ulsiun se kur flasin dy dibranë është më mirë të mos ndërhysh, mund të vënë në lojë 3 orë dhe ti nu ke merr vesh. Rahimi më tha kryeministër një gjë doja të sqaroja, nëse kjo është e mundur po, nëse jo unë vazhdoj punën time. Nuk shkoj aty për partinë, por si dibran për Dibrën. Nëse më doni si menaxher, më lini të bëj menaxherin. Nuk jam menaxheri i partisë, por i Dibrës. I thashë për këtë të duam, ishalla e bën partinë si vetja, jo të bëjë partia si vetja”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KIEVI VENDOSET NË SHTETRRETHIM/ Kush lëviz jashtë orarit konsiderohet armik. Shkëputet interneti...
Previous article TË GJITHË SYTË TEK PRESIDENTI/ Kush është Zonja e Parë e Ukrainës, mbështetja ndaj bashkëshortit dhe ndikimi në vend

s.autor

Postime të ngjashme

ZGJERIMI I BE-së/ Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e Bashkimit Politikë

ZGJERIMI I BE-së/ Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e Bashkimit

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit Breaking News

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT