• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E FUNDIT! Shqipëria konfirmon dërgimin e trupave në Kosovë
Home
Politikë

E FUNDIT! Shqipëria konfirmon dërgimin e trupave në Kosovë

25 February, 2022 F.autor Aktualitet, Breaking News, Politikë

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë tha të premten se ka nisur për në Kosovë një grup prej 30 efektivës komando nga Forcat e Armatosura.

Ky kontingjent do t’i bashkohet forcave të Misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, tha se ky mision në Kosovë do të kontribuojë për paqen në rajonin e Ballkanit Perëndimor, teksa janë rritur tensionet pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

“Në këto ditë të sfiduara të paqes dhe sigurisë globale kjo e shton dyfish e rrit vëmendjen, por edhe përgjegjshmërinë e secilit prej nesh e secilit prej jush për të shërbyer me profesionalizëm, me disiplinë ushtarake, me dinjitet në respektim të kodit të etikës dhe të vlerave të aleancës tonë”, tha ai sipas një komunikate të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ndërkaq, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor, Bajram Begaj, tha se dërgimi i forcave në Kosovë po bëhet në një moment të “turbullt” të sigurisë në krahun lindor të aleancës.

“Siguria globale është më shumë se kurrë ndonjëherë e rrezikuar dhe e kërcënuar. Rajoni dhe vendi ynë nuk janë imunë ndaj këtyre veprimeve të Rusisë”, tha ai.

Efektivët shqiptarë do të shërbejnë përkrah trupave të Kroacisë dhe Italisë.

Dërgimi i trupave shqiptare në Kosovë vjen një ditë pasi NATO tha se është e përkushtuar që tëgarantojë siguri në Kosovë dhe në mbarë Ballkanin Perëndimor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË! Një skuadër e "gjuetarëve" të forcave speciale çeçene lëshohet në Ukrainë për të arrestuar ose vrarë zyrtarët e Kievit
Previous article "KORRIGJOVE HISTORINE"/ Assad vlerëson pushtimin e Ukrainës nga Rusia

F.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ra nga skela përpara një jave teksa punonte, ndërron jetë 53-vjeçari në Sarandë (FOTO) Aktualitet

E TRISHTË/ Ra nga skela përpara një jave teksa punonte, ndërron jetë 53-vjeçari në Sarandë (FOTO)

VIDEOT INTIME/ Monika Lubonja kallëzon në Polici kompozitorin Hila për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private Aktualitet

VIDEOT INTIME/ Monika Lubonja kallëzon në Polici kompozitorin Hila për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private

HETIMI PËR VIDEOT INTIME/ Merren në pyetje nga policia tre vajza të tjera të përfshira, ja kë fajësojnë Aktualitet

HETIMI PËR VIDEOT INTIME/ Merren në pyetje nga policia tre vajza të tjera të përfshira, ja kë fajësojnë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT