• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TESTI ANTI-DROGË NË POLICINË E SHTETIT/ 45 efektivë rezultojnë pozitivë, përjashtohet një prej tyre
Home
Aktualitet
Kronikë

TESTI ANTI-DROGË NË POLICINË E SHTETIT/ 45 efektivë rezultojnë pozitivë, përjashtohet një prej tyre

24 February, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Shtetit ka njoftuar se një efektiv është përjashtuar pasi ka rezultuar pozitiv në testin e anti-drogës. Po ashtu, nga 1736 ekzaminime, 45 efektivë kanë rezultuar të dyshuar pozitivë në këtë test.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, këta efektivë do ti nënshtrohen një testi të dytë.

“Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në kuadër të masave parandaluese për përdorimin e lëndëve narkotike nga punonjësit e Policisë së Shtetit, si dhe me qëllim rritjen e standardeve dhe integritetit personal të tyre, nga data 15.11.2021, ka vijuar me ekzaminimin e punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët gjatë karrierës dyshohen për përdorimin e lëndëve narkotike.

Sikurse është bërë e ditur, ekzaminimi filloi pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet laboratorit mjekësor në Tiranë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për kryerjen e tij, pa asnjë kosto për punonjësit dhe për Policinë e Shtetit.

Deri tani janë ekzaminuar 1736 punonjës policie, kryesisht nga sektorë dhe mosha me risk, nga të cilët 45 kanë rezultuar të dyshuar pozitivë.

Për këtë kategori po kryhen hetime administrative nga Drejtoria e Standardeve Profesionale.

Është përjashtuar nga Policia e Shtetit, 1 punonjës policie, duke analizuar edhe rrethanat e tjera të cilat vërtetojnë shkeljen e rëndë disiplinore.

Në vijim të hetimit administrativ, për kategorinë e të dyshuarve pozitivë, do të zhvillohet një test i dytë, për t’u siguruar nëse janë përdorues të lëndëve narkotike.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar dhe e vendosur për të luftuar krimin, në veçanti krimin e organizuar, duke krijuar një ambient sa më të sigurt për qytetarët, si dhe për të larguar nga radhët e saj çdo punonjës policie që abuzon me detyrën dhe me ligjin.

Në këtë kuadër fton sërish qytetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, sjellje të pahijshme apo abuzim me detyrën nga punonjësit e Policisë, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm, profesional e të paanshëm.”- njofton policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIDERËT E BALLKANIT DËNOJNË SULMIN RUS/ Asnjë reagim nga Vuçiç, por ja lëvizja e fundit Presidentit të Serbisë
Previous article DO TRAFIKONTE 80 KILOGRAM KANABIS DREJT GREQISË/ Arrestohet 45-vjeçari në Qafë Botë (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Hiqej si karabinier për të mashtruar të moshuarit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali! Ja si ra në kurthin e gazetares Aktualitet

E PËSON KEQ/ Hiqej si karabinier për të mashtruar të moshuarit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali! Ja si ra në kurthin e gazetares

AKSIDENT NË LUSHNJE/ Automjeti kthehet përmbys në mes të rrugës! Shoferi përfundon në spital, dyshohet se ishte me shpejtësi të lartë Aktualitet

AKSIDENT NË LUSHNJE/ Automjeti kthehet përmbys në mes të rrugës! Shoferi përfundon në spital, dyshohet se ishte me shpejtësi të lartë

I DËNUAR PËR 5 VRASJE NË TRE SHTETE/ Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri Aktualitet

I DËNUAR PËR 5 VRASJE NË TRE SHTETE/ Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT