• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DO TRAFIKONTE 80 KILOGRAM KANABIS DREJT GREQISË/ Arrestohet 45-vjeçari në Qafë Botë (EMRI)
Home
Aktualitet
Kronikë

DO TRAFIKONTE 80 KILOGRAM KANABIS DREJT GREQISË/ Arrestohet 45-vjeçari në Qafë Botë (EMRI)

24 February, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia kufitare në Qafë Botë ka parandaluar një rast të tentativës për të trafikuar lëndë narkotike. Mësohet se në pranga ka rënë 45-vjeçari Aleksandwr Azizaj.

Policia bën me dije se janë sekuestruar 80 kiliogramë kanabis. Mësohet se Aleksandër Azizaj do ta dërgonte drogën drejt Greqisë.

Njoftimi i Policisë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Border”. Operacioni nga Policia Kufitare e Qafë Botës, në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë dhe autoritetet doganore të Qafë Botës. Tentoi të trafikonte një sasi të konsiderueshme lënde narkotike cannabis sativa, drejt Greqisë, vihet në pranga 45-vjeçari nga Fieri. Sekuestrohen 80 kilogramë kanabis dhe një automjet (kamionçinë).

Në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për trafikim të lëndëve narkotike drejt Greqisë, shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë Botës, bazuar në analizën e riskut dhe informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas mund të transportonte një sasi të madhe lënde narkotike drejt Greqisë, kanë kaluar për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, automjetin tip kamionçinë që drejtohej nga shtetasi  A. A., 45 vjeç, banues në Fier.

Si rezultat i kontrollit të imtësishëm dhe të përbashkët të strukturave që operojnë në pikën e kalimit kufitar Qafë Botë, u bë e mundur që në brendësi të kamionçinës të gjendeshin të fshehura 74 pako me lëndë narkotike kanabis (me peshë 80 kilogramë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin tip kamionçinë.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. A. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve është bërë arrestimi në flagrancë i tij, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, vijon puna hetimore për  identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TESTI ANTI-DROGË NË POLICINË E SHTETIT/ 45 efektivë rezultojnë pozitivë, përjashtohet një prej tyre
Previous article DEL HARTA/ Ja zonat në Ukrainë që po sulmohen nga Rusia

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Hiqej si karabinier për të mashtruar të moshuarit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali! Ja si ra në kurthin e gazetares Aktualitet

E PËSON KEQ/ Hiqej si karabinier për të mashtruar të moshuarit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali! Ja si ra në kurthin e gazetares

AKSIDENT NË LUSHNJE/ Automjeti kthehet përmbys në mes të rrugës! Shoferi përfundon në spital, dyshohet se ishte me shpejtësi të lartë Aktualitet

AKSIDENT NË LUSHNJE/ Automjeti kthehet përmbys në mes të rrugës! Shoferi përfundon në spital, dyshohet se ishte me shpejtësi të lartë

I DËNUAR PËR 5 VRASJE NË TRE SHTETE/ Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri Aktualitet

I DËNUAR PËR 5 VRASJE NË TRE SHTETE/ Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT