• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRAG LUFTE/ Britania shton mbështetjen ndaj Ukrainës, i ofron ndihmë vdekjeprurëse ushtarake
Home
Nderkombetare

PRAG LUFTE/ Britania shton mbështetjen ndaj Ukrainës, i ofron ndihmë vdekjeprurëse ushtarake

23 February, 2022 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Britania tha se është e gatshme që t’i ofrojë Ukrainës mbështetje shtesë ushtarake, përfshirë armë mbrojtëse vdekjeprurëse si dhe garanci për kredi, me qëllim që të ndihmojë Kievin “që të përballojë agresionin rus”.

“Në kohën e rritjes së sjelljeve kërcënuese nga Rusia dhe në linjë me mbështetjen tonë të mëhershme, Mbretëria e Bashkuar së shpejti do të ofrojë një pako të re të mbështetjes ushtarake për Ukrainën”, tha kryeministri Boris Johnson para Parlamentit britanik më 23 shkurt.

“Kjo pako do të përfshijë ndihmë vdekjeprurëse në formë të armëve mbrojtëse si dhe ndihmë jovdekjeprurëse”, shtoi ai.

Britania është në mesin e shteteve më të zëshme në Perëndim që ka dënuar veprimet ruse dhe ka mbështetur Ukrainën. Britania po ashtu ka vendosur sanksione ndaj Moskës.

Më 22 shkurt, Johnson njoftoi se kanë vendosur sanksione ndaj pesë bankave ruse dhe biznesmenëve të pasur rusë dhe shtoi se Qeveria do të ndalojë kompanitë ruse për të përdorur funtet britanike dhe dollarët amerikanë për bizneset e tyre.

Më herët gjatë 23 shkurtit, Zyra e Jashtme britanike tha se do të ofrojë deri në 500 milionë dollarë garanci të kredive ndaj Kievit, për të mbështetur projekte që do të kontribuojnë në stabilitetin ekonomik dhe në reforma, përfshirë edhe në luftën kundër korrupsionit.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka njohur dy rajonet separatiste në lindje të Ukrainës si shtete të pavarura dhe ka thënë se do të dërgojë trupa ruse atje. Kjo lëvizje është dënuar nga Perëndimi dhe ka rritur frikën për një pushtim të plotë.

Shtetet e Bashkuara po ashtu kanë vendosur sanksione ekonomike ndaj Rusisë, pas njohjes së rajoneve të Donjeckut dhe Luhanskut si entitete të pavarura. Pjesë të këtyre dy rajoneve lindore kontrollohen nga separatistët që mbështeten nga Rusia./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19 NË KOSOVË/ Regjistrohen 257 raste të reja dhe 3 vdekje në 24 orët e fundit
Previous article "TE MBYLLET PER 3 MUAJ RTSH"/ Letër e hapur Ramës dhe Metës nga regjizori Leka Bungo

Delo.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë Botë

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT